Filmin “Kthimi” trajton migrimin si fenomen te shqiptarët si dhe kontradiktat që sjell integrimi dhe globalizimi në traditat e familjeve shqiptare
Për rrjedhojë në këto konstelacione civilizuese e kulturologjike vendoset edhe kodi etik i shqiptarëve – besa, si një koordinatë etno-psikologjike që përshkon gjithë fabulën e filmit.
Filmi Kthimi (The Return) i Kastriot Abdylit, do të prezantohet edhe në katër Festivale ndërkombëtare duke filluar nga edicioni i tij në 17th të Tirana International Film Festival (23 maj-29 qeshor) 2019, për të vazhduar rrugëtimin e tij në 36 Golden Rose – Bulgarian Feature Film Festival që mbahet në Varna (27 shtator-4 tetor 2019), ku “Kthimi” do të shafaqet më 3 tetor.
Më 7 tetor, filmi “Kthimi”, do të hap Festivalin Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë në Pogradec, kurse më 19 tetor do të shfaqet në kuadër të 14th Macedonian Film Festival në Toronto.
Regjisor dhe skenarist i filmit ”Kthimi” është Kastriot Abdylit, bashkëskenarist Isa Qosja, drejtor fotografie Vlatko Samoilovski, montazhier Kastriot Saqipi dhe Bllagoje Nedelkovski, kostumografia Izet Curri, skenografia Zeni Ballazhi.
Në kastën e auktorëve janë angazhuar emra të shquar nga mbarë hapësira shqiptare: Selman Lokaj, Hazir Sh. Haziri, Delphin Depardieu, Liridona Shehu, Safete Rogova, Sefedin Nuredini, Xhevat Qoraj, Ismail Kasumi, Shkëlqim Islami, Labinot Lajqi, Valon Bujupi, Virus Shala, Venera Lumani, Zijadin Murtezi , Teuta Ajdini, Hamdi Rashiti, Muqbajadin Qamili, Nikola Kumev, Avdullah Gjikoka, Ellhame Bilall.
Filmi Kthimi është bashkëprodhim i Agjensisë së Filmit të Maqedonisë dhe Qendrës Kinomatografike të Kosovës, realizuar nga “Dardania Film” – Shkup dhe “Shkupi Film” Prishtinë. /Telegrafi/