Premierë e shfaqes “Xhelatët, të premten në Teatrin Kombëtar

Premiera e shfaqjes “Xhelatët”, e cila edhe do të çelë sezonin artistik të Teatrit Kombëtar – Tiranë, vjen në ArTurbina në datat 11-12-13 Tetor, ora 19:00, përcjell Portalb.mk.

Vepra e autorit, Martin Mc Donagh, “Xhelatët”, vjen në regji të Qëndrim Rijanit, ndërkaq do të interpretohet nga Lulzim Zeqja, Genci Fuga, Arben Derhemi, Hervin Çuli, Ardian Cerga, Xhuliano Brisku, Genti Deçka, Myzafer Zifla, Adelina Muça, Ina Gjonçi, Altea Lazaj, Sokol Angjeli, Florian Agalliu dhe Donald Shehu.

Skenograf dhe kostumograf i shfaqjes është Berina Kokona, kompozitor, Fatos Lumani e ndërkaq dramaturg Ina Gjonçi. Shqipërimi është realizuar nga Artur Lena.

Në qendër të veprës, është dëshira e madhe e një xhelati, për të arritur famën dhe thyerjen e rekordit paraprak që ka vendosur rivali i tij, duke torturuar dhe varur të dënuarit me vdekje.

Burimi: portalb.mk