Izet Zeqiri sjell ekspozitën “Gruaja në copëza guri”

Gruaja në copëza guri është ekspozita e dytë e sjell nga Izet Zeqiri, i cili edhe pse me profesion ekonomist dhe njëherit rektor i Univerzitetit Nënë Tereza, ka përzgjedhur mozaikun për të shfaqur guran në dimenzione të ndryshme. 

Për Ditë e Re, Zeqiri tregoi se është munduar që të shpreh të gjitha funksionet që i ka një grua, që nga amësia e deri në profesionet e ndyshme që ajo përzgjedh në jetë. 

Ai gjithashtu u shpreh se këtyre veprave u ka kushtuar shumë kohë, e kështu ka arritur që për një vit të sjell 35 mozaik të ndyshëm.

E veçantia e kësaj ekspozite qëndron në shfaqjen e gruas në dy sfera, në atë tradicionale dhe moderne. 

Izet Zeqiri zbuloi për TV Alsat se planifikon që ekspozita e tij e ardhshme me mozaik të jetë përkushtuar Nënës Terezë. /Alsat.mk