Filmi dokumentar “Toka e Mjaltit” me regji të Lubo Stefanov dhe Tamara Kotevska ka hyrë në rrethin e ngushtë për çmimet Oskar në dy kategori – për dokumentar dhe për film të huaj, për ndarjen e çmimeve të edicionit 92-të që do të mbahet më 9 shkurt në Los Anxhelos. Akademia e Filmit amerikan dje publikoi listen e shkurtër për nominimet për Oskar nga filmat që janë kandidat për çmimin prestigjioz. Filmi “Toka e Mjaltit” është në mes të 15 realizimeve të kandidatëve më të mirë për film dokumentarë nga 159 nominime në këtë kategori. Gjithashtu, “Toka e Mjaltit” ka hyrë edhe në rrethin e ngushtë prej 10-të filmave për Oskar për film ndërkombëtarë më të mirë të metrazhit të gjatë, kategori në të cilën janë 91 nominime të filmit. Konkurrenca e filmit “Toka e Mjaltit” në këtë përzgjedhje është filmi i ri i regjisorit spanjollë Pedro Almodovar “Dhimbje dhe Festë” dhe i regjisorit koreanojugor Bong Jon-ho (fitues i “Palmës së Artë”) “Parazit” dhe shtatë filma nga Çekia, Estonia, Franca, Hungaria, Polonia, Rusia dhe Senegali. Nominimet në të gjitha kategoritë, Akademia e Filmit amerikan do t’i kumtojë më 13 janar të vitit 2020. Filmi “Toka e Mjaltit” këtë muaj ishte në mesin e pesë nominimeve për dokumentar më të mirë në Çmimet Filmike Evropiane për vitin 2019. Në serinë e çmimeve që i fitoi këtë muaj është dhe mirënjohja nga “Nju-Jork Tajms” për dokumentarin më të mirë në vitin 2019, dy mirënjohje nga Çmimet Ndërkombëtare për Dokumentar në Los Anxhelos, dokumentari më i mirë sipas kritikëve filmik njujorkezë…