Në komunën e Gjorçe Petrovit mësimdhënësit nuk do të mund ta përdorin telefonin gjatë orëve mësimore

Komuna e Gjorçe Petrovit sot ka sjellë masën e ndalimit të përdorimit të telefonave celularë gjatë orës mësimore nga ana e nxënësve dhe nga ana e mësimdhënësve.
Siç njoftuan autoritetet lokale, përdorimi i tepërt i telefonave gjatë mësimit nga ana e nxënësve dhe mësimdhënësve po bëhet problem serioz në tërë procesin edukativo- arsimor.
“Me qëllim zhvillimin e pandërprerë të procesit mësimor, e kemi sjellë këtë masë e cila hyn në fuqi në fillim të gjysmë vjetorit të dytë. Për çdo mësimdhënës që nuk do ta respekton, do të ketë masë disiplinore. Kuadri arsimor për nevojat mësimore në të ardhmen do të mund të shërbehet vetëm me teknologji tjetër informative, por jo edhe me telefon”, kanë bërë të ditur nga Komuna e Gjorçe Petrovit.
Nxënësit, siç thuhet në komunikatë, do të mund të vijnë me telefona celularë në shkollë, por nuk do tu lejohet t’i shfrytëzojnë deri sa zgjat mësimi. Ato do të mbyllen dhe do të vendosen në ndonjë pozitë të caktuar. /Schollture.info/