Akademia amerikane e filmit ia ndau Oskarin “Fabrikës amerikane” për film më të mirë dokumentar në vitin 2019.
Vendimin nga skena në teatrin “Dolbi” e kumtoi aktori Mark Rafalo dhe ua dorëzoi statujën regjisorëve të filmit Stiven Bognar dhe Xhulia Rajhart, të cilët deklaruan se mahniten me autorët e filmave dokumentarë.
“Kemi nder të madh që këtu afër nesh janë veprimtarë të filmit, të cilët e transmetojnë jetën reale në fushëbetejat në Siri, nga politika në Brazil dhe natyra në Maqedoninë e Veriut”, deklaroi regjisorja Rajhard.
“Fabrika amerikane është film i parë i kompanisë së producentëve të Barak dhe Mishel Obama – “Higher Ground Productions”, i bërë për rrjetin “Netfliks”. Filmi dokumentar është për kompaninë kineze për prodhimin e xhamave për automjete (Fuyao), e cila punon në fabrikën e shuar të “Xheneral motors” në Morejn, Ohajo.
Për film me të mirë dokumentar në vitin 2019 ka pasur 2019 kandidatë nga tërë bota, ndërsa pas dy seleksioneve, Akademia kumtoi se pesë më të mirat ishin mbrëmë në garë për Oskarin.