Nga “Romeo e Zhuljeta” te “Jesuzi i Nazarethit”, shuhet ikona e kinemasë italiane

Ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare, Franco Zeffirelli, një prej regjisorëve më famozë të kinemasë dhe televizionit italian, ku kulmet i pati në vitet ’60, ’70, ’80.

Djali i tij Luciano tha se babai i tij vdiq të shtunën rreth mesditës.

“Ai vuajti për një kohë të gjatë, por iku me qetësi”, tha Luciano.

Zeffirelli mrekulloi audiencën në mbarë botën me vizionin e tij romantik dhe shpesh producimet ekstravagante, i njohur më së shumti për realizimet e filmave t”Romeo dhe Xhulieta” dhe “Jezusi i Nazaretit”. /tesheshi.com/