Schoolture TV

Dritare kulturore për të rinjtë

U miratua rezoluta për autonomi kulturore të maqedonasve në Shqipëri

Unioni federal i nacionaliteteve evropiane (UFNE) në Kongresin e 64 që po mbahet në kryeqytetin sllovak Bratisllavë, miratoi njëzëri rezolutë me të cilën kërkohet autonomi kulturore dhe arsimore e pakicës maqedonase në Shqipëri, e propozuar nga Shoqata maqedonase “Ilinden” nga Tirana, njofton Nova Tv.

Sipas Nikolla Gjurgjaj, kryetar i shoqatës, për rezolutën kanë votuar të gjithë 150 delegatët, përfaqësues të 103 organizatave nga 35 vende të Evropës.

“Kjo për ne është një fitore e madhe për shkak se më rezolutën, të cilën UFNE do ta paraqesë tek autoritetet shqiptare, kërkohet autonomi kulturore dhe arsimore për banorët e rajoneve Gollo Berda, Prespa e vogël dhe Gora për të ruajtur kulturën maqedonase në këto rajone të banuara me popullatë maqedonas”, deklaroi kryetari i SHM “Ilinden” Nikolla Gjurgjaj i cili merr pjesë në Kongres.

Në emër të shoqatës dhe anëtarëve të pakicës maqedonase, UFNE apelon te Qeveria në Tiranë për të hapur katedra në gjuhën maqedonase në universitetin shtetëror të Tiranës dhe universitetin shtetëror “Fan Noli” në Korçë.

UFNE gjithashtu e fton Qeverinë për të siguruar përfaqësim proporcional të maqedonasve në institucionet shtetërore, qeverinë lokale dhe administratën lokale, ku jeton një numër i konsiderueshëm i maqedonasve dhe përfaqësues të pakicës kombëtare maqedonase në Bordin drejtues të radiotelevizionit shtetëror shqiptar.

Shoqata maqedonase “Ilinden” është anëtare e barabartë e UFNE nga mesi i majit 2015 dhe merr pjesë aktive në të gjitha aktivitetet e Unionit, ndërsa më e rëndësishmja, sipas Gjurgjaj, është se për maqedonasit në Shqipëri është dëgjuar dhe dëgjohet në të gjithë Evropën.