UNT-së i shtohet edhe një doktor shkence, Blerta Kondri doktoroi në shkencat ekonomike

Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup i shtohet edhe një doktor shkencash.  Blerta Kondri nga Fakulteti i Shkencave Teknike pranë UNT-së mbrojti me sukses disertacionin e doktoraturës me titull “Pasojat ekonomike nga kriza globale financiare (2007-2008) dhe Kovid-19 krizës: rast studimi Vendet e Ballkanit Perëndimor”, në fakultetin ekonomik pranë Universitetit “Shën Qirili dhe Metodi” në Shkup duke fituar kështu titullin Doktor i Shkencave Ekonomike.

Punimi kishte për qëllim hulumtimin teorik dhe empirik të pasojave ekonomike të shkaktuara nga dy krizat më të mëdha të shekullit XXI të cilat ndikuan negativisht jo vetëm në ekonominë e këtyre vendeve por edhe në ekonominë globale në tërësi.

Ndërmjet metodave adekuate ekonometrike dhe variablave të përzgjedhur makroekonomik, punimi nxjerrë konkluzione të rëndësishme mbi ndikimin e tyre në vendet e Ballkanit Perëndimor me theks të veçantë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke kontribuar kështu në literaturën empirike pasi është një ndër përpjekjet e para që trajtohen në mënyrë paralele dy krizat e mëdha ndërmjet analizës dinamike dhe disa modeleve ekonometrike.

Mbojtja e disertacionit të doktoraturës u realizua në prani të komisionit recenzues, Prof.Dr. Mihail Petkovski (mentor), Prof.Dr. Suzana Makresanska Mladenovska (kryetare komisioni), Prof.Dr. Borce Trenovski (anëtar), Prof.Dr. Elena Naumovska (anëtare), Prof.Dr. Kiril Jovanovski (anëtar).

Ngritja e kredibilitetit profesional të kuadrove të reja akademike, jo vetëm që është lajm i mirë për ne, por edhe për studentët si dhe të gjithë shoqërinë në përgjithësi.