UNT/ Akademik Izet Zeqiri u zgjodh rektor i Universitetit “Nënë Tereza”

Dje në ambientet e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup në të gjitha njësitë akademike u realizua me sukses procesi për zgjedhje të Rektorit të Universitetit për mandatin tre vjeçar 2022/2025.

Komisioni  Universitar Zgjedhor  në krye me kryetarin,  Prof.Dr. Mustafa Ibrahimi  konstatoi  se kandidati i vetëm Prof.Dr. Izet Zeqiri mori 98 % të votave PËR, dhe u zgjodh Rektor i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup.

Akademik Izet Zeqiri është profesor universitar  dhe  pjesë e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë.

Komisioni Universitar Zgjedhor në emër të stafit të UNT-së i uron suksese rektorit të ri.