UNSHM: Vazhdojmë me aktivitetet deri sa të plotësohen të gjitha kërkesat tona

Filozofi i madh gjerman Artur Shopenhauer tha për të vërtetën: “Çdo e vërtetë kalon nëpër tre faza. Së pari, konsiderohet absurde. Së dyti, ajo ndalet me dhunë. “Së treti, konsiderohet e qartë”. Të lumtur që faza e dytë e të vërtetës sonë u kapërcye disi, është koha që Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme të informojë publikun për lajmet që kanë të bëjnë me vitin shkollor 2020-2021.Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme në takimet me institucionet, si dhe para mediave, doli me disa kërkesa në lidhur me vitin e ri shkollor. Pas shumë takimesh me përfaqësues të qeverisë, si dhe pas protestës së djeshme të suksesshme për mësimdhënie të kombinuar, bëhet e qartë se kërkesat tona po bëhen gjithnjë e më të pranueshme nga Qeveria. Kërkesa jonë e parë që viti shkollor të fillojë më 1 tetor është pranuar dhe është bërë realitet.Në konferencën e sotme për shtyp të Ministrit të Shëndetësisë dhe Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, ata i prezantuan protokollet dhe planet për vitin shkollor. Pas prezantimeve të tyre, mund të konkludohet se tre nga kërkesat tona u pranuan prej institucioneve.Përkatësisht, trajnimi praktik dhe mësimi përmes punës do të zhvillohet fizikisht. Deklaratat gjithashtu garantojnë masa të rritura dhe të përmirësuara të higjienës, pastrimit, dezinfektimit, ventilimit, si dhe sigurimin e ujit, sapunit, dezinfektuesve dhe letrës higjienike për tualetet e shkollave. Më e rëndësishmja, është pranuar kërkesa për qasje të decentralizuar. Sipas planeve të Qeverisë, secila shkollë do të jetë në gjendje, përmes themeluesit të saj (komuna, qyteti i Shkupit ose shteti), të shprehet për modelin e mësimdhënies që do të ndjekë. Kjo kërkesë do të shqyrtohet nga komisioni i sapo formuar.Megjithatë, dy kërkesa mbetën pa përgjigje. Kërkesa e parë është simbolike – njohja e nxënësve të shkollave të mesme si partnerë të barabartë në vendimmarrje. Përgjigjen e kësaj kërkese do ta shohim në të ardhmen përmes qëndrimit të institucioneve ndaj nesh – a do të kenë autoritetet një qasje gjithëpërfshirëse?E dyta është kërkesa më thelbësore – mësimi i kombinuar, model që nënkupton ndarjen e klasave në dy grupe. Njëri grup e ndjek mësimin fizikisht, tjetri në internet. Grupet bëjnë rotacion në periudha të caktuara kohore. Sidoqoftë, qeveria njeh vetëm dy modele: onlajn dhe fizike. Prandaj, Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme do të vazhdojë të komunikojë me institucionet në mënyrë që të përmirësohen protokollet aktuale, si dhe zhvillim të protokolleve për mësim të kombinuar (blendedlearning). Ne sinqerisht shpresojmë që propozimet e Unionit do të pranohen.Aktivitetet tona rreth çështjes së vitit akademik 2020-2021 do të vazhdojnë derisa të pranohen të gjitha kërkesat tona. Kanë mbetur vetëm dy: njohja jonë si partnerë të barabartë –  në këtë ka pasur përparim të konsiderueshëm – dhe fillimi i aplikimit të mësimit të mirëfilltë të kombinuar, përmes përmirësimit dhe zhvillimit të protokolleve. Më në fund, siç theksoi kryetari i Unionit në fjalën e tij: “Ose mësim i kombinuar, ose bojkot i onlajn mësimit”.