UEJL rangohet i dyti në Maqedoninë e Veriut sipas AD Scientific Index bazuar në performancën dhe vlerën e shtuar shkencore

Në raportin e fundit të publikuar nga AD Scientific Index, Universiteti i Evropës Juglindore është renditur i dyti në Maqedoninë e Veriut bazuar në performancën shkencore dhe vlerën e shtuar të produktivitetit shkencorë të studiuesve individualë.

Lista e rangimit përfshinë 11 universitete dhe 579 profesorë nga vendi, ndërsa UEJL është Universiteti i dytë nga Maqedonia e Veriut, që përfaqësohet në listën e top 10% shkencëtarëve në botë.

Sistemi i rangimit të AD Scientific Index është bazuar në numrin e hulumtuesve meritor. Rangimi është bërë duke përdorur katër kritere. Kriteri i parë është numri i hulumtuesve të renditur në listën botërore të Top 2% të shkencëtarëve. Kriteri i dytë dhe i tretë është renditja e hulumtuesve në listën të Top 10%, Top 20%, Top 40%, Top 60 dhe Top 80%. Kriteri i katër i krijimit të listës së rangimit është numri i shkencëtarëve/hulumtuesve të listuar në AD Scientific Index.

AD Scientific Index analizon punën akademike nga 217 vende, 20754 universitete dhe 1.345.291 hulumtues/shkencëtarë.