U mbajt mbledhje përkujtimore me rastin e ndarjes nga jeta Prof. Nazmi Maliqi

Në pranin e familjarëve, miqve, bashkëpunëtorëve, kolegëve dhe stafit, në organizim të Fakultetit të Shkencave Shoqërore Bashkëkohore, sot (2 tetor 2023), në Universitetin e Evropës Juglindore u mbajt mbledhje përkujtimore me rastin e ndarjes nga jeta të Prof. Nazmi Maliqit.

“Prof. Maliqi ishte një personalitet i qetë, i urtë, mbi të gjitha profesionist i vërtet dhe shumë i përkushtuar në punën e tij. Ai ishte një punëtor i palodhshëm dhe këmbëngulës deri në fund. Këto cilësi ia njohu popullata, prandaj ai dhe vepra e tij do të mbeten të paharruara”, tha mes tjerash në fjalimin e tij, Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad.Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, në të cilin evokoi edhe disa kujtime nga takimi dhe puna me të ndjerin.

Për jetën dhe veprën e Prof. Dr. Nazmi Maliqi, foli dekania e Fakultetit të Shkencave Shoqërore Bashkëkohore, Prof. Dr. Merita Zulfiu-Alili

Në këtë mbledhje, kujtime evokoi edhe z. Lutfi Aziri, në cilësinë e bashkëpunëtorit dhe mikut, duke e cilësuar jetën e dhe veprën e Prof. Maliqit, si shumë dimensionale, jo vetëm akademike dhe poltike, por edhe kombëtare.

E bija, Drita Maliqi, në fjalën e saj me mjaft emocione, falënderoi Universitetin për organizimin e këtij përkujtimi, që siç tha ajo, vendin ku i ndjeri babai i saj e ka filluar karrierën dhe vendi, ku ajo ka mësuar dhe nxënë dije.

Në këtë ngjarje morën pjesë edhe shumë personalitete të jetës publike nga Maqedonia e Veriut dhe nga Kosova.