“TRAJNIMET E “BËHU IN” NËPËR SHKOLLA/ Po përmirësohen kapacitetet e ekipeve gjithëpërfshirëse të shkollës

Projekti “Bëhu IN, bëhu INkluziv, bëhu i gjithpërfshirë” i cili është i financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, nga 16 deri më 26 gusht organizon trajnime për arsimtarët dhe përfaqësuesit e shërbimeve profesionale nga shkollat e rregullta fillore.

Fokusi kryesor i trajnimeve është përmirësimi i kapaciteteve të ekipeve inkluzive të shkollës për përfshirje më efektive të nxënësve me aftësi të kufizuara në procesin e rregullt arsimor, në përputhje me përvojat më të mira kombëtare dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.

Në këtë cikël do të marrin pjesë më shumë se 130 pjesëmarrës nga gjithsej 20 shkolla nga 12 komuna të ndryshme, ndërsa në përgjithësi gjatë projektit, me këtë trajnim do të përfshihen gjithsej 40 shkolla nga tërë vendi. Për shkak të kushteve të shkaktuara nga pandemia me Kovid-19, trajnimet mbahen nga distanca, dhe çdo grup do të kalojë trajnim 20 orësh të ndara në 4 ditë të punës.

Projektin “Bëhu IN, bëhu INkluziv, bëhu i gjithpërfshirë” e zbaton Fondacioni për Iniciativa Arsimore dhe Kulturore “Hap pas Hapi” në bashkëpunim me partnerët e saj Shoqata për Promovimin dhe Zhvillimin e Shoqërisë Gjithëpërfshirëse “Inkluziva” – Kumanovë dhe Shoqata për Ofrim të Shërbimeve Personave me Aftësi të Kufizuar “Handimak” – Tetovë. /Scoolture.info