Tërpevska: Së bashku me pushtetin lokal zgjidhim sfidat në arsim dhe punojmë në kushte për mësim më cilësor

Sekretari shtetërore në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Mr. Aneta Tërpevska, realizoi ,takim pune me kryetarët e komunave të Vallandovës dhe Krushevës, ku biseduan për procesin e rikonstrukcionit dhe renovimit të objekteve shkollore në këto komuna.
– Me udhëheqësitë e të dy komunave, krahas realizimit të punimeve ndërtimore, diskutuam edhe për procesin arsimor. Nga ana e njësive të vetëqeverisjes lokale u njoftova për sfidat me të cilat ballafaqohen shkollat ​​në periudhën e krizës ekonomike dhe energjetike. Ministria e Arsimit, si organ kompetent për zbatimin e politikave arsimore, është në dispozicion të të gjitha komunave në Maqedoninë e Veriut për gjetjen e përbashkët të zgjidhjeve për shkak të mësimit të vazhdueshëm dhe cilësor, tha Tërpevska.
Tërpevska, gjatë vizitës në Komunën e Vallandovës, mbikqyri punët ndërtimore në SHFP “Goce Dellçev” në f. Piravë, ku me mbështetjen e Ambasadës Amerikane po kryhen punime ndërtimore për përmirësimin e infrastrukturës arsimore dhe sigurimin e kushteve për mbarëvajtjen e procesit arsimor.
Sekretari i Shtetëror vizitoi edhe NFP Kirili dhe Metodi, në fshatin Presil, Krushevë, ku gjithashtu në rrjedh është renovimi dhe rikonstruksioni i objektit të shkollës, me çka nxënësit të cilët mësimin e vijojnë në këtë shkollë do të bëhen me objekt bashkëkohor dhe me efikasitet energjetik.
Gjatë vizitës, sekretarin shtetëror e shoqëruan përfaqësues të projektit për përmirësimin e arsimit fillor të financuar nga Banka Botërore dhe ekipi i ekspertëve nga KNaval Facility Engineering System Command (NAFVAC) autoritet kontraktor i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës .