Taravari: “Një kamerier apo bukëpjekës merr rrogë më të madhe”, ASh mbështet grevën në arsim

Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët në konferencën e sotme për shtyp tha se si parti mbështesin grevën në arsim, përcjell TV21. Taravari tha se sfera e arsimit paguhet shumë më pak se profesionet tjera.

“I kemi përkrahur dhe vazhdojmë t’i përkrahim. Mendoj se është një e drejtë që e meritojnë absolutisht. Në Maqedoni një kamerier i rëndomtë apo një punëtorë bukëpjekës merr rrogë më të madhe se sa një arsimtarë apo profesor në shkollën e mesme apo shkollën fillore por edhe në fakultete”, deklaroi mes tjerash Taravari.

Taravari në ditën e pestë të grevës në arsim e përmendi si shembull pagat në Fakultetin matematiko-natyrorë në Shkup.

“Shpesh e përmendi Fakultetin matematiko-natyror në Shkup, profesorët marrin 600-700 euro rrogë, që është nën çdo nivel, pastaj kërkojmë prej atyre shkencë dhe kërkojmë që universitetet tona të renditen në listën e Shangait”, tha mes tjerash Taravari.