SKRININGU/ Ministri përgjigjet se kur do të fillojë nëpër shkolla

Ministri I Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri deklaroi se nuk ka informata se kur do të fillojnë Skrining testimet  për Covid në shkollat e vendit që ka qenë e paralajmëruar  më herët  nga institucionet shëndetësore që të vëretetohet situata epidemioligjike me Covid nëper shkolla.Mirëpo sipas tij procesi  është në vazhdim e sipër dhe me gjasë do të realizohet në periudhën e ardhshme.

Sipas Shaqirit, e rëndësishme është që procesi të jetë i vazhdueshëm. Ai ka sugjeruar që nëse fëmijët kanë shfaqje të simptomave të virusit të mos shkojnë në shkollë.

Sot nuk kemi informata nga Ministria e Shëndetësisë por ato bashkëpunojnë me KSI-në.Sot kanë takim dhe sigurt në periudhën e ardhshme munden edhe të organizojnë skriningun,deklaroi Jeton Shaqiri.