Schoolture TV

Dritare kulturore për të rinjtë

Si kaloi dita e parë e regjistrimit në shkollat e mesme (VIDEO)

Nga sot ka filluar regjistrimi i nxënësve për shkolla të mesme. Në situatën e pandemisë mbahen maskat dhe sigurisht dorëzat. Institucionet shkollore. Kanë marrë hapat e nevojshme për të tejkaluar situatën e regjistrimit në mënyra të ndryshme. Ka dhe nga shkollat ku rrëmuja nuk mungon.

Përgjegjësit e disa shkollave që intervistuam treguan për mundësitë që ofrojnë për këtë vit.

BESIM LIMANI , ZV DREJTOR I SH.M CVETAN DIMOV

‘’Drejtimet që janë atraktive te ne , si institucion me 70 vite përvojë me renome në Shkup dhe më gjerë, gjithmonë kemi pasur nxënës të mirë, dhe nga këtu kemi pasur gjenerata të jashtëzakonshme të cilat kanë marrë barrën e përgjegjësisë për udhëheqjen e shoqërisë në Shkup dhe më gjerë. Numri i përgjithshëm i nxënësve me këtë konkurs është 544 në 16 paralele‘’

IRFAN ZYBERI, PËRGJEGJËS NGA SH.M  ARSENI JOVKOV

‘’Gjithsej janë 8 paralele në gjuhën shqipe ku në teknik, ekonimik duhet të pranohen 136 nxënës në administratë biznesi 68 nxënës dhe teknik juridik 68 nxënës me nga 2 paralele dhe teknik ekonomik 4 paralele’’

HIRMIN DURKU, ZV DREJTOR I SH.M DR PANQE KARAXHOZOV

‘’Nxënësit paraqiten në profile të ndryshme shëndetësore . Në shkollën tonë kemi ndrejtime të ndryshme, drejtimi më I kërkuari është mjekësi e përgjithshme nga ku për sivjet janë të parapame 3 paralele gjithsej 102 nxënës . Drejtimi tjetër teknik fizioterapeut që do të posedojë një paralele në gjuhën shqipe me 34 nxënës. Drejtimi I tretë është teknik dhëmbësh. Gjithashtu një paralele me 34 nxënës  dhe drejtimi teknik farmaceutik një paralele gjithashtu 34 nxënës . Këto janë drejtime 4 vjecare, ku për regjistrim duhet kushti minimum prej 70 pikësh‘’

Nxënësit shprehen mendimin e tyre në lidhje me shkollat që kanë përzgjedhur .

Nxënëse

‘’Kam pasur shumë miq këtu që më kanë informuar se është shkollë shumë e mirë dhe kam zgjedh këtu të vijë’’

Nxënës

‘’Kam përzgjedh këtë shkollë pasiqë tregojnë se ka cilësi të lartë arsimore dhe e lavdërojnë si një nga shkollat më të mira shqiptare, dhe e kam afër këtu dhe vendosa të vijë’’

Sipas afateve të konkursit, aplikimi i dytë dhe regjistrimi është më 24 dhe 25 qershor, ndërsa aplikimi i tretë do të bëhet më 29 qershor.

Procesi realizohet sipas kritereve të përcaktuara në Konkursin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për regjistrimin e nxënësve të vitit të parë në shkollat e mesme publike për mësim në shkollë të mesme gjimnaziste, profesionale, art dhe për arsim të mesëm për nxënësit me nevoja të veçanta arsimore.

Regjistrimi do të organizohet dhe do bëhet në përputhje me udhëzimet nga Protokolli i miratuar nga Qeveria me rekomandimin e Komisionit për Mbrojtje nga Sëmundjet Infektive, i cili u përcillet të gjitha shkollave.

Burimi: TV SHENJA