Shoqata për Edukim dhe Mendim Fettah Efendi në fazën përfundimtare të projektit “Shoqëria Digjitale 2021” në kuadër të Shkollës Rinore Ballkanike u mbështet nga Presidenca e Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike YTB-ja.
Gjatë këtij evinimenti u vizituan edhe disa organizata që realizojnë aktivitete hulumtuese – shkencore si ILEM, fondacioni ISAR dhe Shkolla e Mendimit Klasik.
Në kuadër të këtij projekti një vjeçar u zhvilluan:
1. Ligjerata nga psikolog të njohur vendor dhe ndërkombëtarë në lidhje me problemet, sfidat dhe mundësitë që i ofron Shoqëria Digjitale.
2. Përgatitja e një Raporti Hulumtues Shkencorë për grupmoshat e reja 18-25 në lidhje me vartësin e tyre nga rrjetet sociale dhe ndikimi i digjitalizimit në vlerat e mirëfillta shoqërore dhe ato tradicionale.
3. Analiza të filmit që ka të bëjë me hulumtime dhe dokumentar që përfshijnë sjelljen e të rinjve në botën digjitale si
– Inxhinieria e ndërmarrësisë- si të marrë më shumë like dhe folloëe
– Natyra Njerëzore
4. Debati të librave në gjuhën shqipe:
– Libri”Selfie” – uni i unit dhe përsosmëria sociale
– Vartësit veprimore Nevzat Tarhan
– Adhmeria e njerzimit Michio Kaku
– E ardhmja e mendjes – Michio Kaku
– Teknologjia vizuale dhe transhumanizmi
– Më e mira e botërave – Aldous Huxley
Ndërsa debati i librave në gjuhën turke:
– “A jeni gati për luftën me vështirësitë” – Doğan Cucelioglu
– “Revulucioni Psikologjik Digjital” Murat Dağıstnac dhe Sehadet Ekrem.
5. Kurse të gjuhës turke dhe osmane.
6. Shetitje me udhëheqës profesional nëpër vende historike, muze dhe shetitje në detë duke i shijuar bukuritë e Stambollit.
Me shpresë se me projekte të tilla kanë përfituar të rinjë e shoqërisë sonë duke i kuptuar dhe analizuar sfidat që sjell digjitalizimi dhe perspektivat e së ardhmes.