Shkup, 800 nxënës në komunën e Aerodromit do të marrin tablet falas

Nga komuna e Aerodromit njoftojnë se secili fëmijë që ndjek mësimin në klasën e katërt në shkollat e kësaj komune, do të përfitojë tabletë falas në vitin e ri shkollor, përcjell TV21. Nga komuna thonë se kjo do të kontribuojë edhe në ndërgjegjësimin për dixhitalizim.

“Është planifikuar që mbi 800 fëmijë të marrin tabletë, me çka përmbushet premtimi për edukim modern dhe bashkëkohor për çdo fëmijë në Aerodrom. Kjo masë, përveçse do të ndihmojë prindërit dhe buxhetin e familjes, do të ndërgjegjësojë edhe për dixhitalizimin dhe sfidat moderne”, thonë mes tjerash nga komuna e Aerodromit.