Schoolture TV

Dritare kulturore për të rinjtë

Shkollat e mesme me protokoll të veçantë për regjistrimin e nxënësve

Regjistrimi i nxënësve në shkollë të mesme të realizohet gjatë periudhës prej ora 07:00 – 19:00.

Shfrytëzimi i pajisjeve mbrojtëse, maska, doreza nga të gjithë të punësuarit në shkollë të mesme.
Organizimi i shërbimit për mbajtjen e rendit në shkollë të mesme, me qëllim të zbatimit të rendit dhe mbajtjen e distancës së nevojshme ne mes nxënësve minimum prej 2 metra para dhe mbrenda në shkollë edhe atë 2 kujdestarë para hyrjes në shkollë dhe dy kujdestarë në shkollë. Kujdestarët të angazhohen nga ana e të punësuarve në shkollë, ku do të vendos drejtori i shkollës së mesme.
Vendosja e shenjave të cilat orientojnë drejtimin e lëvizjes dhe respektimin e distancës minimale të nevojshme gjatë pritjes radh të nxënësve para dhe brenda në shkollë.

Mbajtja e distancës fizike prej 2 metrash ndërmjet nxënësve të pranishëm në hapësirë.

Organizimi i pranimit të dokumenteve të nevojshme për regjistrim në përputhje me Konkursin me sigurimin e vendeve pranuese në përputhje me distancën e parashikuar dhe hapësirën me të cilën disponon shkolla.

Mundësimi i hyrjes së 1 deri 6 nxënësve në shkollë varësisht nga hapësira me të cilën disponon për pranimin e dokumenteve, në parim numri i nxënësve të jetë i barabartë me numrin e vendeve të lira.

Mundësimi i hyrjes së vetëm të nxënësit, jo edhe prindit të tij, në raste të veçanta nëse nxënësi parandalohet për arsye të justifikueshme mundësohet hyrja e vetëm 1 prindi/ kujdestari, i cili mban maskë mbrojtëse, shall, faculetë ku do të mbulojë gojën dhe hundën, të cilët hyjnë në shkollë.

Dorëzimi vetëm i dokumenteve të kompletuara në përputhje me kushtet në Konkurs, të bashkangjitura me Fletëparaqitje paraprakisht të plotësuar për regjistrim, të shkarkuar nga ueb faqja e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Vendosja e mjeteve dezinfektuese në hyrje të shkollës, si dhe para hapësirave ku bëhet regjistrimi i nxënësve, me qëllim që nxënësit të dezinfektohen gjatë hyrjes në shkollë dhe gjatë daljes nga shkolla.
Detyrimisht, rregullisht të dezinfektohen bankat dhe hapësira në shkollë. Me mjet dezinfektues i cili vepron ndaj virusëve sipas udhëzuesimit të prodhuesit.

Në fund të çdo dite dytërimisht të bëhet pastrim dhe denzinfektim mekanik me mjete të cilat veprojnë ndaj virusëve sipas udhëzimeve të prodhuesit, në mënyrë alternative të shfrytëzohet 0,5 % natrium hipoklorit ( 5% zbardhues për amvisëri i cili shfrytëzohet në masë 1:100) ose 70% alkool për dezinfektimin e sipërfaqeve të sipërme.

Mirëmbajtja e rregullt e tualeteve – mbajtjen e detyrueshme të evidencës për pastrimin e kryer dhe përdorimin e dezinfektuesve të lartëpërmendur.
Shkollat ​​e mesme të cilat kanë dy hyrje / dalje mund të organizojnë hyrje nga njëra anë dhe dalje nga ana tjetër.

Dorëzimi i dokumenteve nga ana e nxënësit, përkatësisht prindit/kujdestarit është sipas shkronjave të alfabetit – mbiemrit.