Shaqiri: MASH këtë vit do të rikonstruojë katër shkolla në Gostivar

Ministria e Arsimit dhe Shkencës këtë vit do të investojë  rreth 40 milionë denarë  për rikonstruimin e 4 shkollave fillore në territorin e Gostivarit. Shkolla fillore

“Goce Dellçev” do të bëhetë ne fasadë të re energjetike efikase,ku aktivitetet ndërtimore filluan në fund të janarit të këtij viti, ndërsa në shkurt  në shkollën  “Faik Konica” në Debreshë filloi rikonstruksioni i nyjeve  sanitare dhe mureve të brendshme. Në të dyja shkollat ​​aktivitetet do të përfundojnë gjatë muajit gusht. Ndërsa në planin për prokurim publik për këtë vit është parapar rikonstruksioni  i shkollës fillore “Ismail Qemali”, si dhe zëvendësimi i çatisë dhe   paisja e terësishme e  kabineteve dhe punëtorive në shkollën e mesme teknike “Gostivar”.

Kështu kumtoi  ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri, i cili sot  vizitoi disa shkolla në komunën e Gostivarit, të cilat, siç u shpreh ai, do të vazhdojnë të jenë në agjendën investuese të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës edhe në të ardhmen.

“Për këtë Qeveri investimi i barabartë në të gjitha komunat, pavarësisht nëse janë urbane apo rurale dhe pavarësisht se kush i menaxhon, mbeten një nga parimet themelore. “Për ne të gjitha komunat janë të barabarta dhe të njëjta, qytetarët e Maqedonisë së Veriut jetojnë dhe kanë të drejtë për  kujdesje  të barabartë nga institucionet e sistemit”, tha Shaqiri gjatë  vizites në shkollën fillore “Goce Dellçev”.

Ministri rikujtoi se gjatë  muajve të  kaluar janë kryer  aktivitete investuese edhe në disa  shkolla të​​tjera të Gostivarit. Në shkollën fillore “Përparimi” në janar të këtij viti përfundoi rikonstruksioni i çatisë dhe tualeteve, në gjimnazin e qytetit u riparuan tualetet, ndërsa  “Faik Konica” në Debreshë vitin e kaluar u bë me  sallë  të re sportive në vlerë prej 40 milionë  denarë.

Ministri theksoi  se me këto investime pjesa më e madhe e nxënësve të kësaj komune do të kenë kushte më të mira për edukim, dhe pret që edhe  pushteti lokal të japë kontributin e tij dhe në kështu me me përpjekje të përbashkëta ti’u ofrohen  të rinjve kushte më të mira për arsim ashtu siç e meritojnë.