Shaqiri: Inkurajojmë të mësuarit e gjuhës italiane si gjuhë e huaj e dytë

Të inkurajojmë  të rinjtë në vend që të mësojnë  gjuhën italiane, për të avancuar  aftësitë e tyre gjuhësore dhe më e rëndësishmja, për të përforcuar marrëdhëniet e shkëlqyera me popullin italian, theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në Konferencën e parë nacionale  për gjuhën italiane  në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e cila u mbajt sot në Shkup.

“Kjo është mundësi e shkëlqyer për të diskutuar trendet dhe perspektivat e studimit aktiv të gjuhës italiane në vend, si pjesë e sistemit arsimor nacional dhe si gjuhë për mundësi profesionale, kulturore dhe akademike.

Gjatë  5 viteve të fundit gjuha italiane si gjuhë e huaj e dytë mësohet në 19 shkolla fillore dhe 8 shkolla të mesme në vend ndërsatashmë për të dytin vit radhazi Shkolla e Mesme e Qytetit të Shkupit, Gjimnazi Nikolla Karev, regjistron nxënës  në të ashtuquajturat paralele bilinguale, ku gjuha italiane mësohet  6 orë në javë, gjë që na jep mundësinë të mendojmë për hapjen e këtij lloji të paraleleve edhe në qytetete tjera të Maqedonisë së Veriut”, theksoi  ministri Shaqiri.

Të mësuarit e gjuhës italiane në sistemin arsimor maqedonas daton që nga viti 1959 në kuadër të Katedrës së gjuhës rumane dhe për 13 vjet, gjuha italiane është ndarë dhe mësohet në  katedrën e  veçantë, në të cilën deri më tani  kanë diplomuar më shumë se 800 mësimdhënës dhe përkthyes.