RRITJA E PAGAVE/ Trenqevska: Pavarësisht grevës, çerdhet për fëmijë do të punojnë!

Ministrja për Punë dhe Politik Sociale, Jovana Trenqevska sot tha se shpreson që të arrihet marrëveshje mes Qeverisë dhe SAShK-ut, por që siguroi se çerdhet do të punojnë pavarësisht grevës së paralajmëruar, përcjell TV21. Trenqevska tha se komunat janë të obliguara që të gjejnë kuadër zëvendësues.

“Shpresoj se do të ketë marrëveshje deri me 11 prill, megjithatë edhe në bazë të Ligjit për Mbrojtje të Fëmijëve, Çerdhet duhet të kujdesen për fëmijët që kanë ardhur këtu. Komuna është e obliguar, drejtorët e çerdheve për fëmijë duhet të drejtohen tek komunat, që të gjithë ata që do të jenë në grevë, të zëvendësohen me kuadër. Çerdhja duhet të punojë, është e drejtë legjitime që të mbahet grevë, por obligim edhe me ligj edhe me Kushtetutë është që fëmijët të kenë kujdesie”, tha