Rektori i Universitetit “Nënë Tereza”, Izet Zeqiri priti në takim pronarin e “Dauti Komerc”, Xhemail Dauti

Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup Akad. Prof.Dr. Izet Zeqiri realizoi sot një takim pune me një delegacion nga ndërmarrja “Dauti Komerc” të udhëhequr nga pronari z. Xhemail Dauti.

Gjatë takimit rektori informoi ata me ecurinë e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, zhvillimin e bashkpunimit me Komunitetin e biznesit, bashkëpunimin në interes të dyanshëm, përgatitjen e kuadrove që janë deficitare për biznesin dhe interesimi e studentëve të Universitetit “Nënë Tereza”, për të realuzuar praktikën në kompani të suksesshme siç është Dauti Komerc.

UNT në suaza në memorandumeve të bashkëpunimit me kompanitë, çdo vit dërgon mbi 50 studentë në punë praktike, që u ndihmon atyre në punësim në sektorë të ndryshëm.

Ndërmarrja ‘Dauti Komerc’ që është pjesë e Këshillit të miqve të UNT-së është shoqatë akcionare e afirmuar që vepron mbi 20 vjet, në katër shtete me mbi 500 punonjës.