Qyteti i Shkupit shpalli thirrje publike për ndarjen e bursave për sportistë – nxënës të shkollave të mesme

Qyteti i Shkupit, shpalli thirrje publike me të cilën vazhdon mbështetjen për zhvillimin dhe avancimin e sportit rinor dhe të shkollave të mesme, dhe me dhënien e bursave për sportistë – nxënës të shkollave të mesme, që janë banorë të qytetit të Shkupit dhe mësojnë në shkollat e mesme në territorin e qytetit të Shkupit.

Me qëllim për të rritur motivimin te sportistët e rinj – nxënës të shkollave të mesme për t’u marrë me sport, për të vazhduar dhe qëndruar dhe më tutje në sport, si dhe për të rritur përfshirjen e sa më shumë nxënësve për t’u marrë me sport dhe aktivitete sportive, Qyteti i Shkupit do të ndajë bursa për sportistët – nxënës të shkollave të mesme të cilët janë banorë të Shkupit dhe mësojnë në shkollat ​​e mesme në territorin e qytetit të Shkupit.

https://skopje.gov.mk/…/thirrje-publike-p%C3%ABr…/