Qeveria miratoi rekomandime për rritjen e sigurisë në shkolla dhe trajtimin e dhunës së bashkëmoshatarëve

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme miratoi 10 rekomandime të destinuara kryesisht për shkollat, si dhe për të gjithë pjesëmarrësit e tjerë në funksionimin e sistemit edukato-arsimore, me qëllim  që në këtë periudhe jashtëzakonisht të ndjeshme për të reaguar me kujdes dhe korrekt në drejtim të rritjes së sigurisë në objektet shkollore dhe parandalimin e dhunës së bashkëmoshatarëve.

Këtë e theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në konferencën e sotme për media në Qeveri pasi u  miratuan 10 rekomandimet që do të ruajnë paqen në shkolla dhe do të ndërtojnë mjedis shkollor harmonik, ndërsa janë rezultat i një procesi të gjerë konsultimesh me shumë palë të interesuara dhe më e rëndësishmja, me sugjerime dhe opinione të marra nga fusha akademike dhe opinioni i ekspertëve.

“I rekomandojmë të gjitha pushtetet lokale, në bashkëpunim me Qendrat Ndërkomunale për Punë Sociale, të formojnë ekipe profesionale në nivel komune, fokusi i punës së të cilave do të jenë bisedat individuale me secilin fëmijë/nxënës në secilën shkollë. Rekomandimi i dytë është për Këshillin Shtetëror për Parandalimin e Delikuencës së Fëmijëve, e cila duhet të dorëzojë informata për punën dhe sa këshilla bashkiakë për parandalim janë mbuluar, ndërsa në periudhën e ardhëshme të forcojë komunikimin me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës në drejtim të ndërmarrjes së aktiviteteve për ndërtimin e klimës së besimit dhe mirëqenies në shkolla, gjegjësisht përforcimin e masave parandaluese”, tha Shaqiri, duke shtuar se në aktivitetet e këshillave komunale për parandalim, duhet të parashihet përfshirja e Unionit të nxënësve të shkollave të mesme.

Me konkluzionin e tretë, udhëzohen të gjitha shkollat ​​fillore dhe të mesme të mbajnë takime me të gjithë prindërit/kujdestarët me temën e përmirësimit të proceseve, sigurisë, organizimit dhe kushteve në objektet shkollore dhe mjediset. Në takime, siç informoi Shaqiri, është e nevojshme të hapet tema nëse janë të nevojshme uniformat shkollore si kod i veshjes së nxënësve, prindërit të njihen me kodin etik të mësimdhënësve, si dhe të shqyrtohet për plotësimin i kodeve ekzistuese me rregullat për veshjen e kuadrit mësimor dhe shërbimeve profesionale.

“Është e nevojshme që në këto takime prindërve t’iu rikujtohen detyrimet ligjore që dalin nga Ligji i Familjes dhe Kodi Penal në pjesën e përgjegjësive gjatë ushtrimit të të drejtës prindërore. Shkolla ​është e nevojshe të informojnë Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për praninë nga prindërit e këtyre takimeve. Gjithsesi, në këto takime çdo individ duhet të njihet me 10 rekomandimet e miratuara”, shtoi ministri.

Në situata krize që mund në mënyrë negative të ndikojnë të sjelljes e nxënësve, është e nevojshme që udhëheqësia, nësimdhënësit dhe shërbimet profesionale të përgjigjen në mënyrë përkatëse, të diskutojnë dhe të ndikojnë në gjendjen mentale të të rinjve, të ofrojnë mbështetje për tejkalimin e sfidave dhe të mundësojnë stabilitet të pasigurisë  dhe mbajtjes të pjesëmarrjes së sigurisë në shkolla. Ky është rekomandimi i katërt që e miratoi Qeveria sot, ndërsa si e pesta është paraparë, që shkollat ​​fillore dhe të mesme të bëjnë organizim dhe protokoll për mënyrën e shfrytëzimit të telefonave celularë të nxënësve dhe mësimdhënësve gjatë orëve të mësimit dhe në ambientet e shkollës. Përdorimi i telefonave celularë në shkolla duhet të jetë i kufizuar me qëllim  për të nxitur diskutimin, shkëmbimin e ideve, bisedat e hapura, fokusimin në përmbajtjen e të mësuarit dhe më shumë.

Ministri Shaqiri theksoi se rekomandimi i gjashtë i referohet MASH-it dhe Byros për Zhvillimin e Arsimit, të cilat duhet të përgatisin listë të resurseve për të cilat do të diskutohen në orën klasën/mësimore mes mësimdhënësve dhe nxënësve, ndërsa do të shërbejnë për avansimin e mirëqenies së nxënësve. Si shembull, ai vuri në dukje Doracakët për aftësitë jetësore dhe Programin për ndihmë dhe mbështetje psikosociale në përmirësimin e mirëqenies dhe shëndetit mendor të fëmijëve dhe të rinjve në institucionet arsimore, shëndetësore dhe institucionet e  kujdesit dhe mjediset.

“Me rekomandimin e shtatë u theksohet dhe rekomandohet komunave dhe qytetit të Shkupit në Programin e ri vjetor për punën e shkollave për të zhvilluar dhe plotësuar programet parandaluese për promovimin e mirëqenies së nxënësve, mbrojtjen nga dhuna, abuzimi dhe neglizhenca, parandalimi i diskriminimit, bashkëpunimi me prindërit, pra me kujdestarët. Gjithashtu janë edhe aktivitetet për zhvillimin e aftësive dhe kompetencave emocionale, për të reduktuar rrezikun e çrregullimeve psikologjike, shfaqjen e shqetësimit dhe depresionit, si dhe fokusin e veçantë që të kenë të drejt nxënësit që janë nën rrezik të shtuar”, theksoi ministrja.

Dy rekomandimet e ardhshme i referohen shkollave që duhet të sigurojnë kushte të vazhdueshme të pandërprera për bashkëpunëtorët profesionistë të fokusohen në klimën e shkollës, kujdesin për shëndetin mendor dhe mirëqenien e nxënësve, dhe kjo do të thotë kushte hapsinore me qëllim të jenë të hapur ballë për ballë me takime për nxënësit në çdo moment.

“Konkluzioni  i fundit është  në lidhje me atë  që e kemi përmendur edhe më parë opinion , MASH  së bashku me bashkëpunëtorët profesional  të shkollave fillore dhe të mesme, përfaqësues të Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme , profesorë universiteti, Byronë për Zhvillimin e Arsimit dhe Inspektorati Shtetëror i Arsimit do të formojë grup të punës që do të duhet të përgatitin protokoll për punë këshilluese në ofrimin e mbështetjes psikosociale, mendore  dhe shëndetësore të nxënësve”, theksoi  Shaqiri, duke shtuar se rekomandimet hyjnë në fuqi menjëherë.

Ai Ju bëri thirrje të gjithë të interesuarve që t’i respektojnë plotësisht sepse, siç u shpreh  ai, të gjithë kanë një përgjegjësi të përbashkët për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në shkolla dhe për t’u përballur  me dhunën e bashkëmoshatarëve, të cilën e kemi parë deri në çfarë mase mund të shkojë.

“Falënderoj të gjithë ata që kontribuan në periudhën e kaluar për të përcaktuar këto rekomandime dhe për të përmirësuar mekanizmin për luftimin e dhunës së bashkëmoshatarëve. Dua të theksoj se nuk rregullohet njëherë e përgjithmonë. Përkundrazi, procesi i konsultimit për përmirësime shtesë mbetet i hapur, çdo ide dhe sugjerim konstruktiv është i mirëseardhur ”, shtoi ministri.