Qeveria ka siguruar grant për rikonstruktimin dhe furnizimin me pajisje të 50 sallave sportive

Ministrat në Qeveri sot e kanë shqyrtuar dhe miratuar Informacionin për nevojën për nënshkrimin e Marrëveshjes për grant për projektin “Rehabilitim i objekteve për edukatë fizike në shkollat e mesme dhe fillore dhe furnizim me pajisje sportive në Maqedoninë e Veriut”, ndërmjet Maqedonisë së Veriut, e përfaqësuar nga MASH dhe Banka për Zhvillim pranë Këshillit të BE-së.

Granti  nga Kuadri investues për Ballkanin Perëndimor në vlerë prej tre milionë euro dhe dedikohet për reskonstruimin e 30 sallave sportive ekzistuese në arsimin e mesëm dhe fillor si dhe për furnizim me pajisje sportive të 50 sallave ekzistuese në shkollat fillore, thuhet në njoftimin e Qeverisë, të cilin e transmeton portali Schoolture.info