Publikohet mesazhi i alarmit për bombë në shkollën “Liria” në Tetovë

Sot në mëngjes ka arritur një mesazh për kërcënim për bombë në shkollën “Liria” në Tetovë.

Në rrjetet sociale është publikuar edhe email-i kërcënues për bombë.

“Bomba është vendosur në shkollë, do të shpërthejë shumë shpejt do të ketë viktima. Mos më pyesni asgjë do të ketë viktima, i kam fshirë të gjitha dëshmitë, asgjë nuk do të pranoj. Ju përshëndes!”, thuhet në email-in kërcënues për bombë.

Nga MPB më herët kanë njoftuar se kërcënime për bomba janë duke u hetuar, por se nuk mund të gjenden autorët për shkak se kërcënimet vijnë nga jashtë vendit.