PLANI/ Si do të zhvillohet mësimi me prezencë fizike, ju sjellim komplet planin e MASH-it

Si do të zhvillohet mësimi me prezencë fizike, Schoolture ju sjell komplet planin e MASH-it:

PLANI PËR MBAJTJEN E MËSIMIT NË SHKOLLAT FILLORE DHE TË MESME NË VITIN SHKOLLOR 2021/2022

DISPOZITAT E PËRGJITHSHME

Vendimi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH)Për rihapjen e shkollës në vitin shkollor 2021/2022 e merr parasysh faktin se shkolla është me domethënie thelbësore për arsimin dhe mirëqenien e fëmijëve dhe nxënësve

Për sjelljen e vendimeve për rihapjen e shkollave është bërë vlerësim  i             përgjithshëm i rreziqeve, për të cilën u morën parasysh faktorët epidemiologjikë, , sistemi arsimor, sistemi shëndetësor dhe kapaciteti i shëndetësisë publike, angazhimi i komunitetit dhe kapaciteti i shtetit për mbajtje e mbështetjes ekonomike dhe sociale për më të prekurit.

Plani i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) për fillimin e vitit shkollor

2021/2022 bazohet në nevojën të fitohen përfitime maksimale të nxënësve, mësimdhënësit dhe  të punësuarit në shkollat dhe komuniteti më i gjerë,dhe po ashtu që të mos vijë deri te përhapja e KOVID-19 në vendin tonë, duke pasur parasysh se një nga të drejtat themelore të njeriut përpos arsimit është edhe e drejta për shëndetin.

Ky plan i shpjegon hapat që duhet t’i ndërmarrin shkollat fillore dhe të mesme që t’I sigurojnë masat e nevojshme për mbrojtje dhe me atë ta ulin rrezikshmërinë e përhapjes së virusit korona (KOVID-19).

Plani për zhvillimin e mësimit për vitin shkollor 2021/2022 dhe Protokolli sigurojnë kornizë për shkollat për mënyrën si të fillojnë dhe vazhdojnë procesin arsimor në arsimin fillor dhe të mesëm.Në këtë periudhë, shkollat duhet të rregullojnë kushtet për realizimin e mësimit në përputhje me Planin dhe Protokollin në mënyrë që të sigurojnë një process edukativo -arsimor të vazhdueshëm.

Nuk është e mundur të parashikohet se a do të ndryshohet situata epidemiologjike në vend dhe kur, në rajon ose komunë, kështu që të gjithë duhet të jemi të përgatitur për mundësinë e ndryshimit të mënyrës së zhvillimit të mësimit dhe kalimi në një model që do të jetë më i zbatueshëm në një situatë të caktuar.

Për ndryshime të shpejta duhet të përgatiten të gjithë, nga drejtorët,deri te mësimdhënësit dhe shërbimet profesionale, personeli tjetër i shkollës, si dhe nxënësit dhe prindërit / kujdestarët e tyre, por edhe të gjithë ata që kontribuojnë për të ndihmuar dhe mbështetur jo vetëm në realizimin e orëve të mësimit të planifikuara , por edhe në mundësimine edukimit dhe arsimimit cilësor.

1.ARSIMI FILLOR

Në shkollat fillore në vitin shkollor 2021/2022, procesi arsimor realizohet në pajtim me Kalendarin për organizim dhe punën e shkollave, në pajtim me Planin mësimor për vitin shkollor 2021/2022, në klasë me madhësi standarde.

Mësimi në arsimin fillor mund të realizohet përmes tre modeleve:

  1. prania fizike e nxënësve në shkollë;
  2. mësimi në distancë ose
  3. kombinimi i pranisë fizike dhe mësimit , me distancë në grupe:

1.         MËSIMDHËNIA ME PREZENCË FIZIKE E NXËNËSVE

Nëse situata epidemiologjike në vend është e stabile , mësimi në shkollat fillore mbahet me praninë fizike të nxënësve në shkollë duke respektuar Protokollin për mësimdhënie me prani fizike.

Ora mësimore zgjat 40 minuta, në orën me prani fizike

Çdo shkollë mban evidenc në bazë ditore për prezencën      e mësimdhënësve. Realizimi i mësimdhënies, mungesa e nxënësve evidentohen në ditarin elektronik.

Mësimdhënësit në shkollë vijnë së paku gjysmë ore para se të filloj mësimi dhe marrin pjesë në organizimin dhe zbatimin e hyrjes së nxënësve sipas orarit të orëve dhe Protokollin

Secila shkollë për ardhjen dhe shkuarjen e paraleleve në dhe nga shkolla, për ndërrimet, shfrytëzimi i pushimit të madh si dhe për mësimin në distancë përgatit orar.

Shkollat e përshtatin dhe harmonizojnë rendin në shkollë me planin dhe Protokollin për mësim me prani fizike.

Për nxënësit, mësimi realizohet me prani fizike në hapsirat e shkollës, me shfrytëzimin  maksimal të kapaciteteve hapësinore dhe të personelit në shkollë dhe me zbatimin e detyrueshëm të të gjitha masave mbrojtëse epidemiologjike të përcaktuara në Protokollin e mësimit me prani fizike.

Përjashtim nga rregulla :

  • për nxënësit që i përkasin grupit të rrezikuar të nxënësve dhe kanë vërtetim prej mjekut amë

/ pediatrit se për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore nuk duhet të ndjekin mësimin me prani fizike, të ndjekin mësimin përmes mësimit në distancë. Prindi / kujdestari në shkollë e dorëzon dokumentacionin mjekësor dhe vërtetim nga mjeku amë.

  • për nxënësit që janë pozitivë me Covid 19 ose janë në vetë-izolim, mësimdhënia mund të realizohet përmes mësimit në distancë
  • nxënësit që ndjekin mësimin në distancë përfshihen në orë të mësimit në të njëjtën kohë kur mësimdhënësi po e zhvillon orën me nxënësit që vijojnë mësimet me prani fizike..

Nxënësit nga klasat e ulëta të arsimit fillor duhet më shpesh të rikujtohen për masat e mbrojtjes në përputhje me Protokollin për mësim me prani fizike, duke pasur parasysh faktin se ata tani po njihen dhe prezantohen në respektimtë rregullve të rregullta të shkollës. Duhet theksuar që ata nuk duhet t’indajnë mes veti punët e tyre(lapsa, goma, etj.)sipas rrethanave dhe se shoqërinë mund ta shprehin në mënyra të tjera të pranueshme për situatën aktuale, për shembull duke I ri kujtuar njëri-tjetrit të respektojnë rregullat për mbrojtje dhe rregullat në klasë edhe me aktivitete të tjera creative të përshtatshme nëpërmjet të cilës do të punohet në zhvillimin e ndjenjës së empatisë.

Pushimi gjatë kohës së mësimit me prani fizike

Pushimi vogël shfrytëzohet në kohëzgjatje prej 5 minuta në mes orëve dhe pushim i madh zgjat nga 15 deri në 20 minuta, Gjatë kohës së pushimeve detyrimisht të respektohet distanca fizike dhe masat përmbrojtje nëpajtimme Protokollin për mësim me prani fizike, dhe është e nevojshme të zvogëlohet sa të jetë e mundur kontakti fizik midis nxënësve

Gjatë pushimit të madh kur nxënësit janë në oborrin e shkollës, është e detyrueshme të pastrohen klasat me ujë dhe sapun / detergjent dhe me dezinfektues që vepron në viruse sipas udhëzimeve të prodhuesit dhe është e detyrueshme të ajrosni ambientet.

1.Mësimi në distancë

Nëse situata epidemiologjike në vend ose në rajone ose komuna të caktuara ndryshon dhe vërehet përhapje e e virusit Covid 19, Qeveria, me rekomandim të Komisionit për Sëmundjet Infektive, mund të marrë vendim për mbrojtjen shëndetësore të nxënësve , për nxënësit e  klasave të pesta deri në klasat e nënta të zbatohet me mësim në distancë.

Në mësimin në distancë, ora mësimore zgjat 30 minuta me 5 minuta lidhje.

Mësimi në distancë realizohet nga mësimdënësit nga klasa në shkollë duke përdorur platformën kombëtare.

Drejtori i shkollës kujdeset për mbulim të plotë me kyçje internet në të gjitha klasat në shkollë. Në rast të jashtëzakonshëm kur nuk ka kyçje të mire të internetit në shkollë dhe e njëjta nuk mund të sigurohet, , ,mësimdhënësi mund t’I mbajë orët edhe prej në shtëpi, me pëlqimin paraprak me shkrim nga ana e drejtorit të shkollës.

Gjatë mësimit në distancë, dita e punës së nxënësit zgjat nga 3 deri në 5 orë në ditë,në varësi të moshës së nxënësve dhe pushim prej 10 (dhjetë) minutash pas çdo ore mësim ore apo aktiviteti.

Vetëm shkollat që plotësojnë kushtet në Protokollin për mësim me prezencë fizike dhe Planin dhe kanë marrë pëlqim nga Qeveria për të realizuar mësim me prani fizike dhe për nxënësit nga klasa e katërt në të nëntën për vitin e kaluar shkollor 2020/2021, vazhdojnë me mësim me prani fizike.

Realizimi i mësimit me prani fizike në shkollë për nxënësit nga klasa e katërt deri në të nëntën, themelues i së cilës është Qeveria dhe kanë marrë pëlqim nga Qeveria për mësim me prani fizike për vitin e kaluar shkollor 2020/2021, vazhdojnë me mësim me prani fizike.

Shkollat fillore që kanë klasa të kombinuara nga klasa e parë deri në të pestën, mund të realizojnë mësim me prani fizike të nxënësve,nëse ata kanë kushte hapësinore, pëlqimin e prindërve / kujdestarëve, plotësojnë kërkesat në Protokoll dhe kanë marrë pëlqim nga Qeveria për vitin e kaluar shkollor 2020/2021.

Nxënësit me prani fizike përfshihen në mësim me pëlqimin e prindit / kujdestarit.

Në shkollat fillore të baletit dhe muzikës ku realizohet mësimi i edukimit artistik dhe shkollat fillore me qendër burimore, për shkak të veprimtarisë specifike arsimore që kryejnë, mënyra e mësimit përcaktohet nga Plani dhe Protokoll i i veçantë, dhe mësimi realizohet në përputhje me Vendimin nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut që ata kanë marrë për vitin e kaluar shkollor 2020/2021.

Bashkëpunëtorët profesionalë në shkollë ose ndihmësit arsimorë të cilët sigurojnë mbështetje  për nxënësit me aftësi të kufizuara, vazhdojnë të mbështesin procesin arsimor të nxënësve në shkollë ose në konviktin e nxënësit dhe duhet të jenë në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me ekipin përfshirës në shkollë dhe me prindërit.

Asistenti arsimor ose bashkëpunëtorët profesionalë të shkollës dakordohen për mënyrën e mbështetjes së procesit arsimor të nxënësit në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me prindin / kujdestarin.

Shkollat që kanë teknologji ndihmëse, e lënë në disponim të nxënësve që kanë nevojë për të  edhe në kushte shtëpiake .

1. MËSIM ME MODEL TË KOMBINUAR – duke kombinuar mësimin me praninë fizike dhe mësimin në distancë në grupe

Nëse situata epidemiologjike në vend ose në rajone ose komuna të caktuara ndryshon dhe vërehet përhapje e virusit Covid 19, Qeveria, me rekomandim të Komisionit për Sëmundjet Infektive, mund të marrë vendim për mbrojtjen shëndetësore të nxënësve  , për nxënësit e  klasave të pesta deri në klasat e nënta të zbatohet duke kombinuar mësimin me praninë fizike  dhe mësimin në distancë.

Ky model i mësimit nënkupton se disa nga nxënësit i vijojnë mësimet me prani fizike, dhe disa me mësim në distancë (nxënësit nga klasa e parë deri në të katërtin i  ndjekin mësimet në  shkollë, ndërsa një pjesë e nxënësve nga klasa e pestë deri në të nëntën e ndjekin mësimin në shkollë,kurse një pjesë mësim në distancë).

Për nxënësit nga klasa e parë deri në të katërt, mësimi realizohet me prani fizike në hapsirat e shkollës, me shfrytëzimin maksimal të kapaciteteve hapësinore dhe të personelit në shkollë dhe me zbatimin e detyrueshëm të të gjitha masave mbrojtëse epidemiologjike të përcaktuara në Protokollin e mësimit me prani fizike .

Për nxënësit nga klasa e pestë në të nëntën, mësimi realizohet duke i ndarë klasat në dy grupe: –

-njëri grup ndjek mësimin  me prani fizike, dhe grupi i dytë përmes mësimit në distancë. Grupet e nxënësve për cikël duhet të jenë të përhershëm (të pandryshueshme)

Përjashtim nga rregulli:

  • për nxënësit që i përkasin grupit të rrezikuar të nxënësve dhe kanë vërtetim prej mjekut amë

/ pediatrit se për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore nuk duhet të ndjekin mësimin me prani fizike, të ndjekin mësimin përmes mësimit në distancë. Prindi / kujdestari në shkollë e dorëzon dokumentacionin mjekësor dhe vërtetim nga mjeku amë.

  • për nxënësit që janë pozitivë me Covid 19 ose janë në vetë-izolim, mësimi mund të realizohet përmes mësimit në distancë.

Nxënësit që ndjekin mësimin në distancë përfshihen në orë të mësimit në të njëjtën kohë kur mësimdhënësi mban orën e mësimit me nxënësit që ndjekin mësimin me prani fizike.

Nxënësit të cilët nuk kanë TIK / smartfone ose internet gjetë mësimit në distancë ose me model të kombinuar.

Nxënësit të cilët nuk kanë qasje nëTIK / smartfone ose internet gjetë mësimit  në distancë  ose me model të kombinuar shkolla mund të organizojë mësim me prani fizike në shkollë, me pëlqimin e prindërve / kujdestarëve dhe me pëlqim të veçant të Qeverisë.

Nëse prindërit nuk bien dakord për praninë fizike të mësimit , shkolla mund të sigurojë pajisje IT që jepet për përdorim ose përgatit materiale të shtypura që prindërit i shkarrkojnë në bashkëpunim me mësimdhënësin / kujdestarin e klasës / ndihmësin arsimor ose ndjekjen e emisioneve edukative MTV Përveç kësaj, në interes të fëmijëve, shkolla, në marrëveshje me prindërit, dakordohen për mënyrën më të sigurt për të dhënë dhe marrë pajisje IT, tekste shkollore, detyra shtëpie dhe detyra të tjera shkollore për nxënësit .

ARSIMI I MESËM

Në shkollat e mesme në vitin shkollor 2021/2022, procesi edukativo -arsimor realizohet në përputhje me Kalendarin për organizimin dhe punën e shkollave, në përputhje me plan – programet mësimore për vitin shkollor 2021/2022, në klasë me madhësi standarde.

Mësimi në arsimin e mesëm mund të realizohet përmes tre modeleve:

  1. prania fizike e nxënësve në shkollë;
  • mësimi në distancë ose
  • duke kombinuar praninë fizike dhe mësimin në distancë në grupe

Shkollat e mesme, përveç mësimit të rregullt të lëndëve arsimore të përgjithshëme , organizojnë edhe mësimin për lëndë profesionale (për arsimin profesional, arsimin për art, akademinë e sportit dhe gjimnazin për sport), mësimin individual, mësimin praktik në shkollë dhe në kompani, mësimi përmes punës tek punëdhënësi, praktika feriale ,e organizojnë me prani fizike në përputhje me Protokollet e miratuara.

MËSIMI ME PREZENCË FIZIKE TË NXËNSVE

Nëse situata epidemiologjike në vend është stabile , mësimi në shkollat e mesme zhvillohet me praninë fizike të nxënësve në shkollë, me respektimin e Protokollit  për mësim me  prani fizike.

Shkollat e mesme, sipas mundësive hapësinore, e organizojnë mësimin në një ose dy ndërrime.

Mësimdhënësit në shkollën e mesme vijnë në orën 7.00 për ndërrimin e parë, kurse në orën 13.00 për ndërrimin e dytë, për të organizuar hyrjen e nxënësve sipas orarit të shkollës.

Mësimi për ndërrimin e parë fillon në orën 7.30, kurse  në orën 1.30 pasdite për ndërrimin e  dytë.

Kohëzgjatja e mësimit është 45 minuta. Pas çdoore të mësimit , përdoret pushimi i vogël prej 5 minutash dhe pushimi i madh deri në 20 minuta. Gjatë pushimit të madh kur nxënësit janë në oborrin e shkollës, është e detyrueshme të pastrohen klasat me ujë dhe sapun / detergjent dhe me dezinfektues që vepron në viruse sipas udhëzimeve të prodhuesit dhe është e detyrueshme të ajrosni hapsirat .

Për nxënësit me prani fizike mësimi realizohet në mjediset e shkollës, me shfrytëzimin maksimal të kapaciteteve hapësinore dhe të personelit në shkollë dhe me zbatimin e detyrueshëm të të gjitha masave mbrojtëse epidemiologjike të përcaktuara në Protokollin për mësim me prani fizike.

Secila shkollë mban evidencë në bazë ditore për pjesmarrjen e mësimdhënësve dhe nxënësve. Shkollat i përshtatin dhe i harmonizojnë Rregullat e shtëpisë së shkollave me Planin dhe Protokollin për mësim me prani fizike.

  • për nxënësit që i përkasin grupit të  rrezikuar  të nxënësve  dhe kanë vërtetim nga mjeku amë  që për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore nuk duhet të ndjekin mësim me prani fizike, mësimin e ndjekin përmes mësimit në distancë. Prindi / kujdestari dorëzon në shkollë dokumentacionin mjekësor dhe vërtetim nga mjeku amë .
  • për nxënësit që janë pozitivë me Covid 19 ose janë në vetë-izolim, mësimi mund të realizohet përmes mësimit në distancë

Nxënësit që ndjekin mësimin në distancë përfshihen në orë të mësimit në të njëjtën kohë kur mësimdhënësi e zhvillon orën e mësimit me nxënësit që ndjekin mësimet me prani fizike.

MËSIMI NË DISTANCË

Nëse situata epidemiologjike në vend ose në rajone ose komuna të caktuara ndryshon dhe vërehet përhapje e virusit Covid 19, Qeveria, me rekomandim të Komisionit për Sëmundje Infektive, mund të marrë vendim për mbrojtjen shëndetësore të nxënësve ,  për nxënësit e  arsimit të mesëm mësimi të zhvillohet përmes mësimit në distancë.

Gjatëm mësimit në distancë, ora e mësimit zgjat 35 minuta me 5 minuta kyçje , kurse puna  ditore e nxënësit zgjat prej 3 deri në 5 orë në ditë, varësi shtë nga mosha e nxënësve dhe pauzë prej 10 (dhjetë) minutash pas çdo ore ose aktiviteti .

Orari i orëve të mësimit duhet të publikohet në ueb faqen e shkollës, në platformën kombëtare dhe të dorëzohet në mënyrë elektronike në Inspektoratin Shtetëror të Arsimit.

Mësimin në distancë mësimdhënësit e realizojnë nga klasa në shkollë duke përdorur platformën kombëtare.

Drejtori i shkollës kujdeset për përfaqësim të tërësishëm me kyçjen e internetit në të gjitha klasat e shkollës. Në rast të jashtëzakonshëm kur nuk ka lidhje të mirë të internetit në shkollë dhe e njëjta nuk mund të sigurohet, mësimdhënësi mundet të mbajë mësim edhe nga shtëpia me pëlqim- paraprak ,me shkrim nga drejtori i shkollës .

Mësimdhënësi i lëndës, me kërkesë të drejtorit, dorëzon linkun për tu kyçur me platformën elektronike ndërvepruese për mësim në distancë, për të përcjellur punën e mësimdhënësisit gjatë orës mësimore .

Gjatë realizimit të mësimit të lëndëve profesionale, si dhe mësimit praktik në arsimin e mesëm profesional, duhet të respektohen këshillat praktike që janë pjesë e Drejtimeve për realizimin e

mësimit           në           distancë          në           arsimin           profesional           dhe           trajnim. (http://csoo.edu.mk/izvestuvanje/upatstvo-za-dalechsko-uchenje/) .

Mënyra e realizimit të trajnimit praktik / arsimi praktik (UPR, praktika feriale dhe mësimi praktik) është përshkruar në Drejtimet për realizimin e trajnimit praktik dhe mësim nëpërmjet punës gjatë kohës së pandemisë e shkaktuar nga korona virusi KOVID -19 (http://www.csoo.edu.mk/)

Në shkollat e mesme në të cilat realizohet mësimi për edukimin artistik, shkollën e mesme sportive ose akademinë sportive, mësimi i lëndëve të përgjithshme arsimore realizohet me mësim në distancë.

Në Akademinë e Sporteve, mësimi i lëndëve profesionale do të realizohet në përputhje me protokollet e miratuara nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut të përgatitura nga akademia në bashkëpunim me federatat kombëtare në sportin përkatës.

Në shkollat të cilët kanë paralele ku mësimi zhvillohet në formë duale, pjesa praktike e mësimit, në kompanitë, zhvillohet me prezencë fizike në vendin e punës, duke i respektuar protokollet e përgjithshme për mbrojtje dhe protokollet e kompanive ku zhvillohet mësimi praktik.

Praktika feriale dhe mësimi nëpërmjet punës te punëdhënësi realizohet me presence fizike në kompani / punëdhënësi në pajtim me Udhëzimin për praktikë feriale të sjellur nga Qendra për Shkollim Profesional dhe Trajnim.

Shkollat e mesme ku realizohet mësimi profesional dhe trajnimi, mësimin praktik e realizojnë me prezencë fizike të nxënësve në shkollë në kabinete, punëtori shkollore,laboratori dhe hapësira të tjera të posaçme për këtë qëllim.

Shkollat e mesme profesionale për realizim të suksesshëm të praktikës feriale dhe mësimit praktik i respektojnë të gjithë protokollet e sigurisë, si dhe protokollet për veprim shkollat e mesme në të cilat realizohet arsimi profesional dhe trajnim në republikën e Maqedonisë së Veriut për zbatim të mësimit praktik me prezencë fizike të nxënësve në vitin shkollor 2020/2021, protokolli i përgjithshëm për masa preventive gjatë realizimit të mësimit nëpërmjet punës, praktikës feriale trajnimit praktik dhe ushtrime të nxënësve te punëdhënësi si dhe protokollet për masa preventive gjatë realizimit të mësimit nëpërmjet punës, praktikës feriale, trajnimit praktik dhe ushtrimet e nxënësve te punëdhënësi në sektorin e makinerisë,sektorin e bujqësisë, peshkatarisë dhe veterinarisë, sektorin e kimisë dhe teknologjisë dhe sektorin e shërbimeve personale

Bashkëpunëtorët profesionalë në shkollë ose ndihmësit arsimorë që ofrojnë mbështetje për nxënësit me aftësi të kufizuara, vazhdojnë të mbështesin procesin arsimor të nxënësve në shkollë ose në konviktin e nxënësit dhe duhet të jenë në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me ekipin përfshirës në shkollë dhe prindërit.

Asistenti arsimor ose bashkëpunëtorët profesionalë të shkollës dakordohen për mënyrën e mbështetjes së procesit arsimor të nxënësit në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me prindin / kujdestarin.

Shkollat që kanë teknologji ndihmëse i vejnë në dispozicion për nxënësit që kanë nevojë për të dhe në kushte shtëpiake .

Organizimi i mësimit përmes mësimit në distancë mund t’i referohet periudhës së caktuar (më të shkurtër ose më të gjatë në varësi të situatës epidemiologjike), por edhe nëse situata e kërkon atë gjatë gjithë vitit shkollor.

MËSIMI ME MODEL TË KOMBINUAR

duke kombinuar mësimin me praninë fizike dhe mësimin në distancë në grupe.

Nëse situata epidemiologjike në vend ose në rajone ose komuna të caktuara ndryshon dhe vërehet përhapje e virusit Covid 19, Qeveria, me rekomandim të Komisionit për Sëmundje Infektive, mund të marrë vendim për mbrojtjen shëndetësore të nxënësve , të zbatohet duke kombinuar mësimin me praninë fizike dhe mësimin në distancë në grupe.

Ky model i mësimit nënkupton që një pjesë e nxënësve ndjekin mësimin me prani fizike, dhe një pjesë me mësim në distancë, gjegjësisht mësimi realizohet duke e ndarë klasën në dy grupe:

  • një grup ndjek klasat me prani fizike, kurse grupi i dytë përmes mësimit në distancë.     Grupet e nxënësve për cikël duhet të jenë të përhershëm (të pandryshueshme)

Përjashtim nga rregulla :

  • për nxënësit që i përkasin grupit të rrezikuar të nxënësve dhe kanë vërtetim nga një mjeku  amë/ pediatrit që për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore nuk duhet të ndjekin mësimin me prani fizike, të ndjekin mësimin përmes mësimit në distancë. Prindi / kujdestari e dorëzon dokumentacionin mjekësor dhe vërtetim nga mjeku amë në shkollë
  • për nxënësit që janë pozitivë me Covid 19 ose janë në vetë-izolim, mësimi mund të realizohet përmes mësimit në distancë .

Nxënësit të cilët e ndjekin mësimin në distancë përfshihen në orë të mësimit në të njëjtën kohë kur mësimdhënësi mban orën me nxënës që ndjekin mësimet me prani fizike.

PROCEDURA PËR MIRATIMIN E MËSIMIT ME PREZENCË FIZIKE PËR SHKOLLAT FILLORE DHE TË MESME NË KUSHTE KUR PËRKEQËSOHET SITUATA EPIDEMIOLOGJIKE DHE MËSIMI TRANSFEROHET NË MËSIM NË DISTANCË

Në kushtet kur mësimi transferohet në mësim në distancë, shkolla fillore ose e mesme komunale mund të vazhdojë me mësim me prani fizike (për nxënësit nga klasa e pestë deri në të nëntën,  për nxënësit në shkollat rajonale në klasa të kombinuara nga klasa e parë në të pestën dhe për nxënës të shkollave të mesme) nëse ai / ajo ka marrë vendim për të njëjtën gjë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin e kaluar shkollor  2020/2021.  Këtë vendim  shkolla ia dorëzon themeluesit dhe mësimi vazhdon me prani fizike.

Shkolla shtetërore (shkollat fillore me qendër burimesh, shkollat  fillore me qendër burimesh  dhe akomodimi në konvikte, shkollat fillore të muzikës dhe baletit, shkollat e mesme artistike, akademi t sportive, shkollat e mesme sportive dhe shkollat e mesme për nxënës me nevoja të veçanta arsimore), themeluesi i së cilës është Qeveria, për shkak të veprimtarisë specifike arsimore që ata kryejnë, mënyra e realizimit të mësimit përcaktohet nga Plani dhe Protokoll i veçantë i cili është në përputhje me Protokollin për mësim me prani fizike dhe i dorëzohet Ministrisë, dhe mësimi realizohet në përputhje me Vendimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut që ata kanë marrë për vitin e kaluar shkollor 2020/2021.

RREGULLSHMËRIA NË MËSIM PËR NXËNËSIT NË  SHKOLLAT FILLORE DHE TË MESME TË CILAT E NDJEKIN MËSIMIN NË DISTANCË

Nëse nxënësi që ndjek mësimin në distancë nuk është prezent në mësim më shumë se pesë ditë, mësimdhënësi me shërbimin profesional në shkollë viziton nxënësin në shtëpinë e tij dhe zhvillon bisedë me prindin për domosdoshmërinë e vijimit të detyrueshëm dhe të rregullt të mësimeve.

Për vizitën dhe bisedën e zhvilluar me prindin / kujdestarin përpilohet shënim.

Për vijim të parregullt në orët mësimore zbatohen masat pedagogjike të përcaktuara në Ligjin  për Arsimin Fillor dhe Ligjin për Arsimin e Mesëm.

Nxënësi i cili nuk mund të notohet për shkak të mungesës të paktën në një të tretën e fondit të orëve mësimore për lëndë të caktuara, ka të drejtë të japë provim klasor / provim të vitit në lëndët e pa notuara, sipas Ligjit për Arsimin Fillor / Ligji për arsimin e mesëm.

MBIKËQYRJA PËR ZBATIMIN E PLANIT DHE PROTOKOLLEVE

Ndjekjen e realizimit të procesit mësimor në përputhje me Planin dhe Protokollet ,në përputhje me tre modelet (me prani fizike të nxënësve, me model të kombinuar dhe mësim në distancë ), e kryen Inspektorati Shtetëror i Arsimit në përputhje me kompetencat e tij përmes mbikëqyrjes së rregullt dhe të jashtëzakonshme, ndërsa mbikëqyrje të zbatimit të Protokolleve për mbajtjen e mësimit me prani fizike dhe me model të kombinuar në vitin shkollor 2021/2022 i kryen

Inspektorati Shtetëror i Arsimit dhe Inspektorati Sanitar Shtetëror në përputhje me kompetencat e tyre.

.