Nxënësit edhe gjatë pushimeve verore do të shfrytëzojnë transportin publik pa pagesë

Këtë pushim veror rreth 23 000 nxënës të shkollave të mesme do të mund të shfrytëzojnë transportin publik pa pagesë për shkak ndonjë mësimi shtesë, orë praktike, si dhe aktivitete tjera kulturore, sportive…

Këtë vendim sot e ka marrë Këshilli i Qytetit të Shkupit në mbledhjen e 13, transmeton Schoolture.info

Vitet e kaluara bileta pa pagesë ka qenë vetëm gjatë kohës së vitit shkollore ndërsa gjatë kohës së pushimeve verore kanë mundur të marrin biletë me çmim më të lirë prej 600 denarëve për të gjitha linjat.

Transporti pa pagesë vlen për të gjithë nxënësit e shkollave të mesme nën ingerencë të qytetit të Shkupit.