GREVA/ Ministri Shaqiri: Nuk na ishte thënë se me grevën do të ndërpritet mësimi

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, ka deklaruar se këtë mëngjes është dëgjuar me kryetarin e SASHK-ut, Jakim Nedellkovski. Ai tha se me paralajmërimet për grevë të përgjithshme, asnjëherë nuk është theksuar se do të ketë ndërprerje të mësimit.

“Dëshirojë që procesi arsimor të fillojë sa më shpejtë. Ne kishim takim me Këshillin e SASHK-ut, ku janë diskutuar disa tema dhe u tha ajo që tani është në opinion për rritjen e rrogës prej 2500 denarë. Ne mund për çdo ditë të bisedojmë, por nuk dëshirojmë të ketë pasoja në procesin arsimor. Ka hapësirë për diskutim, por duhet patur parasysh se në vitet e mëparshme nuk kemi patur krizë sikur tani. Nuk duhet me SASHK-un të kemi informacione të ndryshme. Kishte deklaratë se nuk është e vërtet oferta e Qeverisë. Nuk dua dezinformata të tilla”, tha ministri, Shaqiri.

Ai tha se bisedimet do të vazhdojnë.