Nga kush varet rikthimi i nxënësve në bankat shkollore?!

Ministrja e Arsimit Milla Carovska tha se kthimi I nxënësve nëpër shkolla varet nga vendimi I Komisionit të sëmundjeve ngjitëse. Ajo sqaroi se  mësimi në shkolla do të vazhdojë sipas modelit hibrid të zgjedhur në fillim të vitit shkollor – mësimdhënia onlajn për të gjithë përveç nxënësve deri në klasën e tretë dhe për nxënësit e klasave të larta në shkolla më të vogla, kryesisht rajonale dhe rurale.

 “Modeli hibrid është i qëndrueshëm dhe deri më sot nuk ka asnjë ndryshim në vazhdimësinë e ruajtjes së procesit arsimor.  Kjo tregon se zgjedhja që vendi ynë ka bërë për këtë model hibrid të mësimdhënies ka treguar sukses, si për rajonin, ashtu edhe mund të them në botë. Për këtë ne – Komisioni për Sëmundjet Infektive dhe Ministria e Arsimit dhe Shëndetësisë – kemi vendosur të fillojmë gjysmën e dytë të vitit në të njëjtën mënyrë siç kemi përfunduar pjesën e parë. Për sa kohë që nuk ka ndonjë ndryshim tjetër të situatës, ne mbetemi në të njëjtin model”, ka deklaraur minsitrja Carovska.

Lidhur me iniciativën për tërheqjen e Gjeografisë së vitit të dytë gjimnaz, ministrja tha se ky nuk është libri i vetëm dhe se kjo do të vlejë për të gjithë librat që kanë stereotipe dhe përmbajtje fyese.