Nëse dëftesat do të vonohen, nxënësit do të mund të regjistrohen edhe me fotografi nga e-ditari

Në shkollat nuk kanë arritur dëftesat të cilat duhet të plotësohen që tu jepen nxënësve, së pari gjysmë maturantëve, dhe që këtu disa nga profesorët kanë frikë se mos përsëritet problemi i vjetshëm kur kishte mungesë të dëftesat.

Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës thonë se nëse do të ketë vonesa, atëherë nxënësit do të mund të konkurrojnë me fotografi nga e-ditari.

“Nëse nxënësit deri më 15 qershor ende nuk e kanë marrë dëftesën e tyre për klasën e 9, i vendosin notat e tyre të evidentuar në e-ditarin. Kur do të konkurrojnë në pjesën për dëftesat për klasën e 9, e vendosin dokumentin/fotografinë dhe në këtë mënyrë e plotësojnë aplikimin”, kanë deklaruar nga MASH.

Këtë vit, MASH për herë të parë ka vendosur një shërbim digjital e cila do të mundëson aplikim online e cila nxënësve nuk u merr më shumë se 5-10 minuta. /Schoolture.info