“Në dobi të nxënësve është mësimi me prezencë fizike”

Në dobi të nxënësve është mësim me prani fizike, nuk ka ndryshim në mënyrën e realizimit të tij, ndërsa Qeveria për përballje me sfidat nga kriza energjetike është në komunikim me të gjitha palët e prekura përmes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, thotë zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve për kërkesën e një pjese të komunave për vazhdimin e pushimit dimëror të nxënësve për shkak të kursimit të rrymës dhe druve dhe sa janë të arsyeshme kërkesat e një pjese të shpenzimeve dhe subvencioneve t’i mbulojë Qeveria, Arsovski tha se në seancën e djeshme të Qeverisë nuk ka pasur diskutim për këtë.

“Në seancën e fundit të Qeverisë nuk ka pasur diskutim lidhur me këtë çështje. Qeveria mbetet e përkushtuar në tejkalimin e sfidave të shkaktuara nga kriza energjetike dhe është në komunikim me të gjitha palët e prekura përmes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës”, tha zëdhënësi Arsovski, duke shtuar se nuk ka ndryshim në mënyrën e realizimit të mësimit me prani fizike në shkollat fillore dhe të mesme.

Organizimi në kuptim të shpenzimeve për ngrohjen e shkollave, shtoi zëdhënësi i Qeverisë, është në kuadër të kompetencave të komunave, gjegjësisht të vetëqeverisjes lokale dhe për atë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës paguhen dotacione për komunat. Ashtu që, potencoi Arsovski, është me rëndësi të thuhet se ata janë përgjegjës dhe në interes të nxënësve është prania fizike në mësim.