MUNGESA E LIBRAVE/ Ja çfarë thotë kryeministri Zoran Zaev

Me shumë zgjuarsi jemi duke i ndjekur punët dhe çdoherë jemi të gatshëm për të gjithë fëmijët  në klasën e katërt, ku duhet të sigurohen të gjitha pajisjet elektronike dhe të shtypura. Askush nuk do të mbetet pa libra. Kështu ka thënë gjatë ditës së sotme kryeministri Zoran Zaev.

Ai tha se pjesa më e madhe e nxënësve janë të furnizuar me tableta, por dërgoi mesazh se do ta ndjekin tërë procesin, dhe atje ku nuk ka mjaftueshëm, Qeveria do të intervenoj që fëmijët të ndjehen të barabartë.

“Definitinisht unë mund të pohoj se mësimi se online mësimi me të vërtet jep mundësi që fëmijët të njihen, të merren me materien, ta shohin në mënyrë vizuale, shembull nëse mësojnë për majën e ndonjë mali, do të mund në internet të shohin si duket ajo”, tha Zaev, përcjell Schoolture.