Ministri Shaqiri: Këtë vit e fillojmë më të përgatitur, distribuimi i materialeve dhe librave përfundon sot

Ministri Jeton Shaqiri, në konferencë për media, para fillimit të vitit shkollor, prezantoi, siç tha ai, rezultatet e arritura në arsim.

Ai numëroi këtu arritjen e marrëveshjes me SASHK-un, për rritjen e pagave për 15 përqind që do të fillojë nga shtatori.  

Shaqiri tha se me SASHK-un kanë edhe shumë punë për të bërë, përfshirë këtu trajnimin e mësimdhënësve me njohurit aktuale si dhe marrëveshjen kolektive.

“Intensivisht kemi punuar për programet mësimore për klasën e parë, të dytë dhe të katërt. Byroja ka përgatitur materialet, të cilët janë shumë interaktive dhe e nxisin interkativitetin të mësimdhënësve. Në bazë të njëjtave janë përgatitur libra të reja dhe të gjitha janë në fazë të ndryshme miratimi. Që të sigurohemi që nxënësit do të kenë prej ku të mësojnë kemi përgatitur materiale, të cilat e përfshijnë materialin për tre mujorin e parë. Distribuimi i tyre përfundon sot, po ashtu përfundon edhe shpërndarja e librave për klasat tjera”, tha Shaqiri, raporton Schoolture.info

Ai tha se ky vit shkollor fillon shumë më i përgatitur se sa vitet e tjera. /Schoolture.info/