Ministri i Arsimit Jeton Shaqiri takon talentin e ri në fushën e programimit- Rigon Hyseini

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri gjatë ditës së sotme ka takuar të riun Rigon Hyseini i cili edhe pse 12 vjeçar shfaq njohuri të jashtëzakonshme në fushën e programimit, shkruan Schoolture.info

“Sot takova Rigon Hysenin, një nxënës jashtëzakonisht i talentuar, i cili të bën përshtypje me njohuritë e tij në fushën e programimit. Edhe pse vetëm 12 vjeç, ai ndjek kurse programimi për studentë.

Në takim ishte i pranishëm edhe Ilber Veliu, profesor i Rigonit, zhvillues softuerik që ndihmon studentët në fushën e programimit kompjuterik në tejkalimin e sfidave të shumta dhe marrjen e njohurive të reja.

Rigonit i uroj shumë suksese në rrugën drejt përsosjes së talentit të tij. Ai dhe të rinjtë si ai janë e ardhmja e Maqedonisë së Veriut dhe ne jemi të detyruar t’i mbështesim ata”, ka shkruar Shaqiri.

Schoolture.info