Më 14 qershor fillojnë regjistrimet në shkollat e mesme, ja detajet

Në shkollat e mesme regjistrimi i nxënësve do të bëhet nëpërmjet tre thirrjeve, duke filluar nga data 14 qershor të muajit të ardhshëm, kanë njoftuar nga ministri e Arsimit dhe Shkencës.

Ata nxënës të cilët kanë provime shtesë do të mund të regjistrohen në shkollat në të cilat ka vende të lira pas afatit të korrikut, më 23 gusht, për çka duhet të dorëzojnë dokumentacion.

Konkursi për vitin shkollor 2021/2022 parashikon 30.053 vende të lira në 109 shkolla të mesme, 913 paralele, prej të cilëve 19.602 në arsimin profesional në 604 paralele, 9.261 nxënës në gjimnaz në 274 paralele dhe 1.190 nxënës në 35 paralele në shkolla të artit, akademisë, gjimnazit sportiv dhe matematiko-informatikë.