MBRËMJET E TË DREJTAVE TË GRAVË/ Qyteti i Shkupit aktivitet me shkollat e mesme

Qyteti i Shkupit dhe UNWOMEN – Organi i Kombeve të Bashkuara për Barazi Gjinore dhe Fuqizimin e Grave organizojnë edhe këtë vit edicionin e 13-të të manifestimit “Mbrëmjet e të Drejtave të Grave 2022”.

Qyteti i Shkupit është mbështetës dhe institucion udhëheqës në organizimin e këtij manifestimi.

“Mbrëmjet e të Drejtave të Grave” janë të mbushura me shfaqje të filmave dokumentarë të përcjellë me debate, ekspozita, promovime librash dhe ligjërata, si dhe përfshirjen e shkollave të mesme në Shkup, me qëllim sensibilizimin gjinor të nxënësve dhe mësuesve të shkollave të mesme dhe ngritjen e ndërgjegjësimit dhe mirëkuptimit për rëndësinë e konceptit të barazisë gjinore.

Për këtë qëllim, gjatë ditëve në vijim deri të enjten në orën 12, në Kinotekën e Maqedonisë, organizohen projeksione filmash me nxënës të shkollave të mesme të Qytetit. Dje në program ishte filmi dokumentar çek “Caught in the Network”- me regji të Wit Klusak dhe regji të përbashkët me Barbora Çalupova.