Mbështetje Psikosociale për fëmijët, të rinjtë dhe prindërit

Mbështetje Psikosociale për fëmijët, të rinjtë dhe prindërit në numrin e telefonit 072 912 676Në kohë pandemie, mbështetja psikosociale është më e rëndësishmja për ruajtjen e shëndetit mendor të fëmijëve, nxënësve dhe prindërve. Prandaj, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në bashkëpunim me Klinikën Universitare të Psikiatrisë vendosën linjë për ndihmë të fëmijëve të rinjve dhe të prindërve.

Numri i telefonit 072 912 676 është në dispozicion çdo ditë nga ora 09:00 deri në 19:00 ku gjithashtu çdo person nga grupet e shënuara më lartë mund të paraqiten, të parashtrojnë pyetje, ndërsa mund të marrin përgjigje profesionale për gjendjen aktuale me virusin, si dhe këshilla për ballafaqimin e suksesshëm me sfidat dhe situatat e caktuara të cilat krijojnë ndjenjën e habisë dhe shqetësimit.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës