MASH: Vazhdon investimi në kushte më të mira për arsim cilësor

Itensifikohen investimet që synojnë sigurimin e kushteve më të mira për nxënësit në shkollat fillore dhe të mesme në vend. SHFK “Goce Dellçev” ne f.Velusë në komunën e Strumicës, është njëra ndër shkollat që janë përfshirë me aktivitetet rikonstruktive dhe së shpejti do të ketë kushte më të mira për realizimin e procesit edukativo-arsimor.

Këto dit filloi rikonstruksioni i plotë i objektit të shkollës, për çka MASH po investon pothuajse 40 milionë denarë dhe e cila sipas marëveshjes me kontraktorin duhet të përfundojë para fillimit të gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2022/2023, gjegjësisht më së voni deri më 20.01.2023.

Janë parashikuar punime ndërtimore në konstruksionin e kulmit, në fasadë, në nyjet sanitare dhe pjesa e brendshme, të cilat do të sigurojnë hapësirë cilësore për nxënësitë, efikasitet më të madh energjetik dhe mbrojtje kundër zjarrit të objektit, si dhe ndërtimi i rampave hyrëse dhe tualet të veçantë për personat me pengesa.

Me këtë investim konfirmohet edhe një herë angazhimi i MASH-it për përkushtim të barabartë ndaj të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve, nëpërmjet investimeve në të gjitha mjediset rurale dhe urbane në vend. Të rinjtë meritojnë mësim cilësor, ndërsa mësimdhënësit kushte të mira dhe motivim për punë.