MASH/ Studentët edhe sot mund të aplikojnë për ndihmë prej 2.400 denarëve për subvencionim të ushqimit

Ministria e Arsimit dhe e Shkencës informon se edhe sot studentët mund të aplikojnë për shfrytëzimin e subvencioneve për ushqim për këtë muaj, përcjell TV21.

Me këtë masë, Qeveria do të ndajë 2.400 denarë për nëntë muaj për çdo student të rregullt.

Sipas MASH, për këtë program mund të aplikojnë të gjithë studentët, shtetas të Maqedonases së Veriut, që vijojnë studimet e rregullta në universitetet private dhe shtetërore në vend.

Aplikantët duhet të plotësojnë të mos jenë në punë të rregullt; të mos jenë të regjistruar si fermerë individualë dhe të mos kenë të ardhura mujore në çfarëdo baze më të larta se paga minimale neto.

Aplikimi për racion të subvencionuar të studentëve është i digjitalizuar, gjegjësisht bëhet ekskluzivisht në mënyrë elektronike përmes portalit https://e-uslugi.mon.gov.mk

“Gjithsej 545 aplikime janë refuzuar për shkak të mosplotësimit të kushteve, ndërsa 356 aplikime i nënshtrohen shqyrtimit shtesë përmes institucioneve të arsimit të lartë rreth statusit student i rregullt i aplikantëve. Aktualisht, numri i përgjithshëm i studentëve që ushtrojnë të drejtën e racionit të subvencionuar studentor është 27234”, thonë nga MASH duke shtuar se studentët do të mund të aplikojnë për shfrytëzimin e kësaj mase çdo muaj në vijim nga data 20 deri më 30, përkatësisht 31.