MASH, me mbështetjen e BE-së, krijon ditar të ri elektronik

Me mbështetjen financiare nga fondet IPA të Bashkimit Evropian, Ministria e Arsimit dhe Shkencës MASH) ka zhvilluar sistem të ri të integruar për punën elektronike të shkollave. Në zgjidhjen e re softuerike janë integruar sugjerimet e mësimdhënësve , prindërve të nxënësve dhe të gjitha institucioneve që kanë qasje në sistem dhe pritet që sfidat e deritanishme të tejkalohen plotësisht.

Tashmë janë zbatuar testet fillestare të sistemit të ri, në koordinim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës me Byronë e Zhvillimit të Arsimit, Inspektoratin Shtetëror Arsimor, Qendrën Shtetërore të Provimeve dhe me mësimdhënësit e shkollave.

Paralelisht po zbatohen edhe trajnimet për aplikimin e ditarit të ri elektronik, ku të njëjtit janë vizituar deri më tani nga 40 administratorë të IT të shkollave, ku së pari do të pilotohet zgjidhja softuerike, si faza e dytë e procesit të testimit gjatë këtij viti shkollor. Trajnimet do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme, duke përfshirë të gjithë administratorët e IT të shkollave.

Sistemi i ri do të aplikohet zyrtarisht në të gjitha shkollat, pasi të jenë plotësuar të gjitha kushtet e parapara në procesin e testimit dhe pas migrimit të të dhënave nga sistemi ekzistues në atë të ri. Këto pritshmëri , priten të ndodhin gjatë gjysmë-vjetorit të dytë të vitit shkollor aktual ose në fillim të vitit të ardhshëm.