MASH e rikonstruktoi Shkollën Fillore “ Dituria” në Likovë

Në njoftimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës thuhet se kjo ministri vazhdon me rrumbullaksimin në faza të investimeve në infrastrukturën arsimore të cilat janë paraparë për këtë vit kalendarik, ndërsa nënkupton avancimin e kushteve për edukimin e të rinjve dhe kushteve të punës së kuadrit mësimor dhe profesional. Kjo është komponenta e sistemit arsimor, për modernizimin e të cilit do të fokusohemi në periudhën e ardhshme, sepse kushtet në shkolla ndikojnë shumë në motivimin për të arritur rezultate më të mira.

Kështu deklaroi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri gjatë vizitës së sotme në Komunën e Likovës, me rastin e rikonstruksionit të shkollës fillore “Dituria” që është realizuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës thuhet në njoftimin e ministrisë.

Sot, rrumbullaksuam investimin në shkollën fillore “Dituria” investim i cili filloi në fund të vitit të kaluar, dhe kushton rreth 10 milionë denarë, ndërsa u rikonstruktua fasada, hapësirat e brendshme dhe tualetet. Mes tjerash në njoftim thuhet se janë vendosur materiale cilësore prandaj jam i kënaqur me atë që është realizuar dhe për atë se 430 fëmijë nga klasa e parë deri në të nëntën do të kenë kushte më të mira për mësim”, theksoi Shaqiri.

Duke i përgëzuar banorët e komunës, ai shprehu bindjen se ky nuk do të jetë investimi i fundit në Likovë, sepse Qeveria dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës vazhdimisht dhe njëlloj po investojnë në të gjitha rajonet dhe komunat në vend.

“Deri më tani është punuar shumë në këtë komunë dhe kështu procesi i modernizimit është përshpejtuar ndjeshëm. Banorët u bënë me kushte më të mira për jetesë dhe funksionim të përditshëm dhe kështu do të jetë edhe në të ardhmen. Do të fokusohemi veçanërisht te të rinjtë dhe kjo nënkupton përkujdesje për arsimin e tyre përmes shkollave më të mira dhe përmes programeve mësimore dhe teksteve shkollore më cilësore”, potencoi Shaqiri.