MASH: Deri më 15 shtator mbetet i hapur konkursi për bursa studimore, në listë janë 100 universitetet më të mira botërore

Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Maqedoninë e Veriut informon të gjithë studentët që afati për aplikim për bursa studimore në 100 universitetet më të mira botërore, ranguar sipas listës së Shangait mbetet i hapur deri më 15 shtator.

Shuma totale e bursës varet nga universiteti ku studentit do t’i pranohet aplikimi dhe e njejta do të mbuloj disa shpenzime.

Njoftimi i plotë i MASH-it.

“Për shkak të interesimit të madh të të rinjve nga Maqedonia e Veriut për të studiuar në 100 universitetet më të mira botërore sipas ranglistës së Shangait, Ministria e Arsimit dhe Shkencës vendosi që afati për aplikim për bursë për studime prestigjioze të mbetet deri më 15 shtator. Ndonëse ka pasur një rritje të ndjeshme të numrit të aplikimeve për konkurset e shpallura të bursave për ciklin e parë, të dytë dhe të tretë të studimeve në institucionet më të larta të arsimit të lartë në botë, ministria, bazuar në analizat shtesë, ka vendosur për të mos ndryshuar afatin e aplikimit. Ju kujtojmë se qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët janë pranuar në një nga 100 universitetet më të mira në botë, nuk janë përfitues të bursës nga një ofrues tjetër dhe kanë arritur një shkallë të caktuar suksesi gjatë shkollimit të tyre të mëparshëm (varësisht nga ciklin e studimeve në të cilat regjistrohen). Shuma e bursës varet nga vendi dhe universiteti ku kandidati është i regjistruar dhe mbulon koston e regjistrimit deri në një maksimum prej 40,000 USD në vit, një pagë mujore dhe kostot e transportit. Pas përfundimit të studimeve, sipas kontratës së nënshkruar, kandidatët kanë obligim të kthehen në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe të punojnë në sektorin publik ose privat për të paktën dyfishin e periudhës së studimit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.