LAJMI I FUNDIT/ Komisioni për Sëmundje Infektive deklarohet për vazhdimin e gjysmë vjetorit të dytë

Komisioni për Sëmundje Infektive në mbledhjen e sotme ka vendosur që vendimi gjysmë-vjetori i dytë të vazhdojë me prezencë fizike dhe me maska të detyrueshme, ndërsa nuk ndryshon as data, pra 1 shkurt.

Rekomandimin duhet ta konfirmojë Qeveria, shkruan portali Schoolture.info.

Sipas Raportit të fundit të Institutit për Sëmundje Ngjitëse, javën e kaluar 267 fëmijë në moshë deri 9 vjeç, kanë dalë pozitiv me koronavirus, ndërsa për grupmoshën 10-19 qëndron se janë 15.3 për qind nga të infektuarit e përgjithshëm.

Nga ministria e Shëndetësisë thonë se sikurse deri tani do të veprojnë në përputhje me rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive.

Schoolture.info