LAJMI I FUNDIT/ Greva vazhdon, as nesër nxënësit nuk kthehen në shkolla

Këshilli i SASHK-ut, në mbledhjen e rregullt ka marrë vendim për vazhdimin e grevës dhe për të mos e pranuar ofertën e Qeverisë.

Qeveria në mbledhjen e fundit ka ofruar rritje të pagës prej 10%, ndërsa kjo, është refuzuar,.

“Mbi 95% janë deklaruar kundër. Së pari, anëtarët e SHASHK-ut, reagojnë ndaj sjelljes së Qeverisë duke mos dhënë oferta, dhe se sjellja e tillë nuk shpie deri tek zgjidhja e çështjes”, tha Nedellkovski.

Ai tha se kjo ofertë nuk është dinjitoze, ndërsa kanë shtuar se do të vazhdojnë bisedimet me Qeverisë për të gjetur zgjidhje.