Kumanovë, subvencionohen 18 shkolla për energji elektrike

Pjesa dërmuese e shkollave fillore dhe të mesme në Komunën e Kumanovës kanë firmosur marrëveshje për subvencionimin e energjisë elektrike. Nga sektori për arsim atje, thonë se me kohë janë firmosur marrëveshjet me ELM, ku janë përfshirë18 shkolla fillore dhe të mesme. Shkollat tashmë i kanë pranuar faturat me çmime të priveligjuara.

“Katër shkolla të mesme komunale dhe 14 shkolla fillore tashmë kanë të firmosura marrëveshjet për subvencionimin e energjisë elektrike. Për tri shkolla tjera fillore, nga operatori është thënë se bëhet fjalë për shkolla të vogla nga mjediset rurale, me numër të vogël të nxënësve, të punësuarve si dhe hapësirë të vogël shkollore që nënkupton edhe shpenzim i vogël i energjisë elektrike. Për këtë arsye, këto shkolla edhe nuk janë përfshirë në firmosjen e marrëveshjeve për subvencionim.”, – deklaroi udhëheqësi i sektorit për arsim pranë Komunës së Kumanovës, Aleksandar Jovanoviq.

Në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në Kumanovë, gjysmëvjetori i dytë do të vazhdojë me prezencë fizike, përpos në shkollën e mesme shtetërore profesionale “Kiro Burnaz”, ku mësimi do të zhvillohet onlajn, për shkak të rinovimit të tërësishëm të objektit shkollor. Rinovime të pjesërishme janë duke u bërë edhe në disa shkolla tjera fillore të komunës, por mësimi në gjysmën e dytë të vitit shkollorë, një pjesë e nxënësve do ta vazhdojnë në shkollat më të afërta ku ka hapësira të lira.