KSI REKOMANDON/ Gjysmëvjetori i dytë të fillon me prezencë fizike

Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se Komisioni për Sëmundje Infektive (KSI) pas mbledhjes së sotme ka rekomanduar që gjysmëvjetori i dytë të nis me prezencë fizike. Gjegjësisht, KSI rekomandon që gjysëmvjetori i dytë i vitit shkollor 2021-2022 të nis me prezencë fizike në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme.

Për këtë rekomandim duhet që të vendoset në seancë qeveritare deri në fund të javës.

Nga ana tjetër, për shkak të rritjes së vazhdueshme të numrit të të infektuarve, Komisioni ka rekomanduar që klinikat që paraprakisht kanë punuar si kovid-qendra në kuadër të fazës së parë, Klinika për Sëmundje të Lëkurës dhe për Neurologji në Shkup, në ditët në vijim të vazhdojnë me punë si kovid-qendra dhe të hapet repart shtesë për kovid në Spitalin “8 Shtatori.